Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Shtrejntimi i rrymës elektrike – Mos të stërngopen kompanitë e mëdha, duke zbrazur xhepat e qytetarve

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 3 gusht Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut (KRRE) njoftoi se do të rritet çmimi për energji elektrike për 7.4% pas kërkesës së ELEM dhe MEPSO, me arsyetim se gjatë kohës së pandemisë kanë pasur humbje të mëdha. Kjo rritje e ka bërë Maqedoninë e Veriut si vendi me çmimin më të lartë të rrymës elektrike në Evropë, krahasuar me standardin jetësor dhe të hyrat e qytetarëve. A është ky vendim edhe një ngarkesë shtesë për qytetarët, të cilët edhe ashtu deri më tani kishin ankesa për fatura paushalle dhe të larta të rrymës elektrike.
5.9 denarë për një kë rrymë elektrike

Çmimi i energjisë elektrike në faturat për shtëpitë do të rritet me 7.42 përqind duke filluar nga shtatori i këtij viti, ka njoftuar presidenti i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski pasi mori vendimin përfundimtar për këtë rritje.

Energjia elektrike do të kushtojë rreth 5.9 denarë për një kilovat në tarifën e shtrenjtë dhe 2.9 denarë në tarifën e lirë.
Qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësinë për tarifë të lirë që mbetet në llogaritje në orët si më parë.

Kjo rritje do të ketë ndikim serioz në faturat e konsumatorëve, pasi për një faturë prej 50 euro, rritja do të jetë gati 10 euro, e për ata që paguajnë fatura nga 100-150 euro, rritja do të jetë deri në 15 euro.

Rritja e çmimeve ka ardhur pasi sipas llogaritjeve të Elektranave të Maqedonisë së Veriut, ka një ulje të të ardhurave të tepërta nga shitja e energjisë elektrike për 17 milion euro, ndërkaq MEPSO ka pësuar ulje të të ardhurave prej 11 milion euro. Kjo rënie vjen për shkak të uljes së konsumit nga ana e fabrikave dhe kompanive, të cilat nuk kanë punuar për shkak të pandemisë.

Reagime nga partitë opozitare dhe sindikatat

Një numër i sindikatave dhe shoqatave reaguan përmes një deklarate të përbashkët, sipas së cilës ngritja e çmimit të energjisë elektrike është një vendim skandaloz dhe kërkuan që të tërhiqet menjëherë.

“Është vendimi më i egër që është marrë gjatë krizës më të madhe të kohërave të fundit, kur mijëra njerëz humbën punën e tyre ose morën ulje pagash. Fitimet e kompanive të mëdha monopole nuk duhet të jenë para interesit publik dhe detyrimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e varfër”, konsiderojnë sindikatat.
Reagime kundër rritjes ka pasur edhe vMRO DPMNE, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, të cilat kanë kërkuar që menjëherë kyvendim të tërhiqet, por nga LSDM theksuan se gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së çmimi i energjisë elektrike ishte rritur për 100 përqind.

Maqedonia e Veriut paguan rrymën më të shtrenjtë në Evropë

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të prekë seriozisht qytetarët, veçanërisht ata më të varfërit, sepse shumica e buxhetit familjar shpenzohet për faturat e energjisë elektrike. Ajo që irriton më shumë është se kjo rritje është bërë për të përmbushur kërkesat e kompanive të mëdha të energjisë që kanë fitime të larta.

Shtorhet pyetja se për kë punojnë këto institucione? Cilin interes e mbron Komisioni Rregullator i Energjisë, a punon për interes të kompanive monopole apo funksionon për qytetarët dhe interesin e përgjithshëm publik.

Absurditeti është se nga KRRE thanë se kemi energjinë elektrike më të lirë në Evropë, e kjo gjë nuk është absolutisht e vërtetë, sepse për të parë sa është çmimi i rrymës elektrike duhet të krahasohet çmimi i energjisë elektrike në proporcion me të ardhurat e qytetarëve.

Maqedonia e Veriut e ka pagën më të ulët në Evropë, e cila është rreth 400 euro në muaj, kështu që nëse e krahasoni çmimin e energjisë elektrike me pagën e vendin tonë, ne kemi paguajmë një nga energjitë elektrike më të shtrenjta në Evropë.

Rritja e energjisë elektrike nuk është një veprim i mirë sidomos në kohë krize, prandaj qeveria duhet të intervenojë dhe ta anulojë këtë vendim. Shumë vende në botë, për të ndihmuar qytetarët kanë ulur çmimin e rrymës elektrike,siç është për shembull Sllovenia, e cila e ka ulë çmimin e rrymës për 20 përqind dhe Qipro për 10 përqind, kurse në në kohën kur kemi krizë ekonomike, qeveri teknike dhe festë kombëtare marrim vendim për rritje të çmimit.

Edhe propozimi i përmendur i KRRE-së, për uljen e TVSH-së në energji elektrike nuk është aspak një zgjidhje e duhur. Kjo i bie që nga njëra anë do të ngremë çmimin e energjisë elektrike, nga ana tjetër do t’i japim kuponë njerëzve që të paguajnë më pak energji elektrike. Kjo është qesharake, ndërsa ky është një nga vendimet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale që është marrë në 10-15 vitet e fundit.

Është e nevojshme që ESM dhe MEPSO të ulin kostot e operimit, dhe EVN të zvogëlojë marzhin e fitimit dhe kështu qytetarët të marrin fatura më të ulët të energjisë elektrike.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...