Shkup, 28 Nëntor – Nëntori është muaj i shumëpritur për shqiptarët. E mirëpresin fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, me një fjalë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, qoftë në vendlindje, qoftë në diasporë. Aktivitetet e shumta krijojnë atmosferë me të vërtetë të bukur, ku dominojnë ngjyrat kuq e zi veshjet kombëtare, e aktivitete kulturore-artistike.
Kështu është çdo vit, kështu është edhe sivjet. Marë parasysh se deri para disa viteve shumë shqiptarë në trojet e tyre etnike e kishin të ndaluar të shënojnë festat kombëtare, euforia që krijohet gjatë nëntorit është për t’u përshëndetur. Çdo ide dhe propozim për zgjerim të aktiviteteve për festat e Nëntorit është i mirëseardhur dhe duhet të implementohet në praktikë, shkruan Zhurnal.
Mirëpo, si shoqëri që jemi në prag të Evropës së bashkuar, shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës, Malit të Zi e gjetiu, duhet ta parshtrojnë pyetjen se sa jemi duke punuar për të përmiësuar dhe avancuar gjendjen në të cilën jemi? Shumë festojmë dhe mirë që festojmë! Por sa punojmë dhe a jemi në nivelin e amanetit që na e kanë lënë rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar? Në këtë aspekt mbetet ende shumë për të dëshiruar dhe këtë duhet ta pranojmë. Duhet të jemi realistë me vetveten sepse vetëm në atë mëyrë mund të ndryshojmë gjendjen tonë në drejtim të cilin e kërkon koha moderne.
Duhet t’i parashtrojmë shumë pyetje vetvetes. Sa luftojmë krimin? Sa luftojmë korrupsionin? Sa luftojmë dukuritë tjera negative? Shumë pak, për fat të keq! Sa respektohet nga shqiptarët “Mbrothësia” e Arbër Xhferit, që me të drejtë është vlerësuar edhe si kushtetutë për bashkim ekonomik, kulturor dhe në të gjitha sferat tjera të shqiptarëve, pa ndryshuar kufijtë ekzistues, respektivisht deri në rënien e tyre në kuadër të Bashkimit Evropian. Për fat të keq ende nuk kemi arritur në stadin që të kuptojmë mesazhet dhe idetë që përmban kjo “Kushtetutë” (Mbrothësia e Arbër Xhaferit), të cilën na e la të gatshme një politikan mendimtar i nivelit më të lartë. Sa kemi ekonomi të integruar sot shqiptarët? Gjithandejjemi të varur nga produkte ushqimore të vendeve dhe popujve fqinj, sepse nuk është bë as tentimi më i vogël për të ndërtuar kapacitete prodhuese që do të kënaqnin nevojat shqiptare, por edhe do të eksportonin për vendet tjera, shkruan Zhurnal.
Kjo ishte ideja e Arbër Xhaferit, por ne nuk e kemi marë sa duhet në konsideratë. Për fat të keq! Produktet ushqimore janë vetëm një shembull, sepse nuk qëndrojmë aspak më mirë as në fushat tjera! Krejt kjo q e përmendëm më lartë, modeomos sjell në pikëpyetje edhe sinqeritetin e festimeve tona. Duhet të pyesim veten sa jemi të sinqertë kur valojmë flamurin kuq e zi, e sa jemi të sinqertë kur vendosim plisin në kokë? Apo e kemi vetëm për reklamë dhe sy e faqe?
Ne sot e kësaj dite e bëjmë të njëjtin gabim: e krahasojmë veten ku jemi me atë ku kemi qenë? Nuk e krahasojmë me fqinjët tanë, as me Evropën, as me botën e përparuar, që dita ditës shënon rezultate të reja dhe të paparamenduara më herët. Ne mendojmë se jemi mirë, sepse para 20 ose 30 viteve kemi qenë më keq. Sikur fare nuk brengosemi se ende çalojmë në krahasim me miqtë, por edhe në krahasim me kundërshtarët tanë! Pa dashur të mohojmë të arriturat që kemi shënuar, megjithatë vetëkritikën duhet ta kemi prezente gjithmonë në mesin tonë. Sepse vetëkritika është prezente edhe në Skandinavi, Japoni, SHBA, Bitani, Gjermani…, me një fjalë tek shoqëritë më të përparuara botërore. Ajo sjell progres, kurse vetëkënaqësia sjell stagnim dhe regres./Zhurnal