Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Editorial: S’ka më ndihma për Covid 19 për kategoritë sociale- qeveria iu dha ndihma vetëm kur iu duheshin për vota!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 28 prill – Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë krizës së Kovid 19 është detyruar t’i mbështesë shumë sektorë ekonomik, duke ndarë para edhe për qytetarët që marrin ndihmë sociale. Por a janë të mjaftueshme të gjithë këta mjete dhe a ka bërë mjaftueshëm qeveria për rastet sociale?

Çfarë përmbante pakoja e pestë!

Pakoja e pestë përmban në total 29 masa, me vlerë prej 9.7 miliard denarë ose rreth 160 milion euro, nga të cilat 91.7 milion kanë implikime direkte fiskale.

Masat ishin ndarë në 4 shtylla kryesore:
Mbështetja financiare e drejtpërdrejtë për kompanitë në mënyrë që të mbajnë punëtorët në vendet e tyre të punës në sektorët e turizmit, zejtarisë, hotelerisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve, mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa kamat për të mbajtur dhe rritur numrin e të punësuarve, krijimi i ambienteve biznesi më të favorshëm duke bërë ripërcaktimin sistemor të tarifave doganore, duke ulur detyrimet para-fiskale dhe lehtësimin e taksave dhe prolongimin e disa detyrimeve publike dhe mbështetje për qytetarët.

Mbështetje për qytetarët

Në kuadër të mbështetjes për qytetarët është përfshirë edhe fshirja e kamatës të qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe ndërmarrjeve. Kjo masë me ndryshime ligjore do të urdhërojë Kompanitë e Shërbimeve Publike, Ndërmarrjet Publike dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si dhe komunat dhe të gjitha institucionet e tjera nga aktivitetet publike të falin dhe të shlyejnë borxhet e qytetarëve në bazë të interesit në shuma prej 100%. Kjo vlen për të gjithë individët në vendin tonë. Kryegjëja borxh për më shumë se tre muaj në bazë të shërbimeve të dorëzuara dhe shërbimeve të tjera publike, taksave dhe tatimit në pronë, mund të planifikohet për pagesë gjatë një periudhe prej 12 muajsh.

Mbështetje financiare për profesionistët shëndetësorë të cilët nuk ishin përfshirë nga pakoja e tretë e masave. Ky është një numër i vogël i përdoruesve, dhe sigurohet shuma prej 570 mijë denarë. Fondet janë të destinuara për punëtorët shëndetësorë nga spitalet në Strumicë dhe Gostivar.

Pjesën kryesore të cilën e kanë borxh më tepër se tre muaj në bazë të shërbimeve të dhëna komunale dhe të tjera publike, tatime dhe tatimin në pronë, do të riprogramohet për pagesë në 12 muajt e ardhshëm. Realizimi i masës do të bëhet përmes shpalljes së thirrjes publike, me zgjatje 5 muaj, brenda së cilës qytetarët do të kërkojnë riprogramimin e borxheve.

Kategoritë sociale nuk kanë më ndihma

Qytetarët që marrin ndihma sociale duket se nuk janë përfshirë në paketat e qeverisë dhe kjo ka shkaktuar revoltë te shumë qytetarë të cilët kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë kësaj radhe. Përveç mbështetjes financiare të pagave për punëtorët për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021 në vlerë prej 1.9 miliard denarë me përfshirje prej rreth 60.000 punëtorë në muaj, qeveria nuk ka vendosur të ndihmojë edhe kategoritë e tjera. Mbështetja financiare do të jetë në shumën prej 14.500 deri 21.776 denarë për pagë mujore për punëtorë, për të mbështetur vendet e punës në ndërmarrjet vendore varësisht se cila kompani ka rënie të të ardhurave gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 dhe janar të vitit 2021 krahasuar me muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2019 dhe janar të vitit 2020 – kështu që tre muaj identikë krahasohen me tre muaj identikë të një viti më parë.

Kategoritë sociale u ndihmuan vetëm gjatë vitit 2020, kur shumicës së tyre iu dol në ndihmë me nga rreth 6000 denarë. Kjo ndihmë më shumë ishte cilësuar si masë populiste e qeverisë në prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Për rastet sociale s’ka ndihma as në pakon e 6-të

Pakoja e gjashtë e masave, përfshin 7 masa që synojnë sektorët më të goditur të krizës së koronës, me vlerë prej 17,8 milionë euro, me të cilat do të mbështeten 10 mijë kompani, të cilat punësojnë rreth 60 mijë qytetarë.

Të gjitha objekteve gastronomike do t’u mbulohen 30% të të ardhurave, një shumë që do të llogaritet si mesatarja e të ardhurave mesatare në vitin 2019 dhe 2020, për të cilën do të aplikohen ditët në të cilat u mbyllën këto aktivitete. Gjithashtu, të gjitha objektet e regjistruara gastronomike do të marrin 15.200 denarë mbështetje financiare për të punësuar, që nga data 06.04.2021. Me këtë masë do të mbështeten rreth 6.000 objekte gastronomike që punësojnë 17.000 njerëz, vlera e valorizuar e masës është 9,9 milion euro.

Do të mbështeten restorantet për dasma, industria e evenimenteve, terrene lojërash, klube nate, vendpushime private për fëmijë, palestrat e fitnesit, fotografët, studio fotografike, muzikantët, anëtarët e shoqatave të muzikantëve si dhe guidave të licencuara turistike, por jo edhe kategoritë sociale. Fatkeqësisht qeveria iu dha ndihma kategorive sociale vetëm atëherë kur iu deshën për vota, ndërsa tani për një vit të plotë i ka lënë ata krejtësisht në harresë.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...