Editorial: Sulmi në Banjskë po nxjerr në shesh planet destruktive të Serbisë dhe Kosovën e aftë për t’I zmbrapsur këto plane

nga Redaksia

Prishtinë, 26 shtator – Asnjë politikan kosovar nuk do të kishte mundur ta përshkruajë më mirë se deputetja britanike, Alicia Kerns, prapavijnë e vërtetë të sulmit të armatosur në Banskë. Në fakt edhe nëse një politikan kosovar e përshkruan më mirë, megjithatë pesha është më e madhe kur diçka e tillë vje nga një politikane neutrale, me peshë të madhe në vendin e saj dhe në skenën ndërkombtare, siç është kryetarja e Komitetit të Parlamentit Britanik për Punë të Jashmte.

Pas sulmit në veri të Kosovës ndaj policies, ajo qartë dhe pa ekuivoke e tha se trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç po çon në një cikël dhune dhe paqëndrueshmërie.
Kearns në një postim në rrjetin social X thekson se Mbretëria e Bashkuar ka më shumë përgjegjësi për të kontribuar në suksesin e Kosovës dhe për të siguruar që të mos ketë një rikthim të viteve ’90.

Depjtetja britanike: Aleancë e sigurisë mes SHBA-së, Britanisë dhe Kosovës

Deputetja britanike tha se duhet të ndërmerren masa tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan. “Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj dialogut Serbi-Kosovë. Trendi i kohëve të fundit i ndëshkimit të Kosovës dhe përkëdheljes ndaj Vuçiçit gjithnjë e më autokratik po na çon më thellë në një cikël dhune, paqëndrueshmërie dhe keqdashjeje, ndërsa drita në fund të tunelit e normalizimit dhe anëtarësimit në BE për të dy vendet errësohet gjithnjë e më shumë”, tha ajo.

Kearns nuk ndalet më kaq, por sulmit të armatosur ia jep kontekstin e merituar, shkruan Zhurnal. Ajo thekson se duhet të hetohen grupet paraushtarake përgjegjëse për vrasjen e oficerit Afrim Bunjaku. Për ligjvënësen britanike KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndihmojnë në hetime dhe të ndajnë të gjitha informacionet mbi depot e armëve në veri.
Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar, si anëtare e QUINT-it duhet të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ndërsa nga KFOR-i kërkon shtimin e trupave. Nga Qeveria e Serbisë ajo kërkon që të angazhohet për normalizim dhe t’i japë fund përdorimit të retorikës radikalizuese dhe armatimit, e të ndarjeve etnike që nxisin urrejtje.

Kearns iu drejtua BE-së dhe SHBA-së që të mos i mbyllin më sytë ndaj ngjarjeve të fundit.
Deputetja thekson se edhe BE-ja duhet të angazhojë pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të mbështetur trajektoren e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, duke forcuar paprekshmërinë e integritetit të saj territorial. “Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë përpjekjet për një aleancë të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe, vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe Kosovës, derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO. Një marrëveshje e tillë do të adresonte shqetësimet e menjëhershme të sigurisë dhe do të hapte rrugën për stabilitet afatgjatë në rajon. Dështimi nuk është një opsion. Parandalimi në Ballkan duhet të jetë një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan”, thekson deputetja Kearns.

Ledhatimi i Beogradit sjell përhkallëzim

Sulmi në Banskë të Zveçanit po nxjerr në shesh rolin e vërtetë destruktiv të serbëve të Kosovës të mbështetur nga Beogradi, destruktivitet paksa i harruar nga faktori ndërkombëtar. Mirëpo, tani po shihet qartë se qëllimi nuk është vetëm destabilizim vetëm të Kosovës, por konform interesave strategjike të Rusisë së Putinit, synojnë destabilizim më të gjerë në Evropë, shkruan Zhurnal.

Analisti austriak Gunter Fehlinger, njohësi i mirë i rrethanave në Ballkan, i cili njihet për sulmin e shpeshtë të planeve destruktive të Serbisë dhe Rusisë në rrjetet sociale, këtë herë shkoi një hap më tej, duke bërë thirrje për bombardimin e Beogradit.“Në Banjskë filloi lufta e serbëve kundër Kosovës. Siç kam paralajmëruar gjatë tërë vitit, Rusia dhe Serbia duan Frontin Jugor dhe tani ai është këtu! I bëj thirrje NATO-s që menjëherë të përgatisë një ndërhyrje kundër Serbisë. Bombardim i Beogradit tani! – kërkoi Fehlinger.

Në këtë frymë të njëjtë, por pa apel për bombardimin e Beogradit, ka alarmuar edhe gazeta prestigjioze gjermane, “Die Ëelt”. Sipas kësaj gazete, Perëndimi është treguar tepër i butë ndaj Serbisë, kurse nuk ka kursyer nga kritikat edhe ndërmjetësin Mirosllav Lajçak, duke e cilësuar si të dështuar dhe që duhej të shkarkohet me kohë.
Kjio gazetë konservatore, i bën edhe përshkrim simbolik sitatës, duke vlerësuar se se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar, vlerësohet në artikullin e kësaj gazete, ku konstatohet pa pikë dyshimi se kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb.

“A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?”

Sipas “Die Welt” kjo për Perëndimin do të ishte – krahas luftës në Ukrainë – një katastrofë tjetër që i shkon në dobi Moskës. “Është e hidhur të shohësh se si europianët – si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja”. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh. “Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet”, nënvizon “Die Welt”.
Problemin në Kosovë e adreson në instancën më të lartë amerikane.

“Edhe sa dëshiron Ëashingtoni ta këqyr këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit?”, pyet kjo e përditshme. “Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime, ta zëmë duke i instaluar kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiqit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë. Ishte Vuçiqi i cili e dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiqit. Ky është një gabim trashanik”.

Përballë situatave të këtilla, Beogradi gjithmonë mundohet të përdorë propagandën për gjoja sulme e presione ndaj serbëve të Kosovës, e pa asnjë argument, nuk ngurron të akuzojë edhe për pastrim etnik. Mirëpo këtyre akuzave, të adresuara direkt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë përgjigjur jo vetëm institucionet e Kosovës, por edhe njohësit e paanshëm të rrethanave në Ballkan, shkruan Zhurnal.

Një prej tyre, padyshim është edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, I cili ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”.
Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksander Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.
“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.
Ai më tej ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

Kurse ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se individët e përfshirë në sulmin e së dielës, janë një grup i trajnuar dhe organizuar të cilët dikush pas tyre i pajisi me armatim të rëndë.
Hovenier, në prononcimin e tij për media, u shpreh se ka ende gjëra të cilat nuk dihen, megjithatë duhet ruajtur energjinë meqë ndodhë të ketë sulme të tjera, transmeton klankosova.tv.
”… autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”.

Fundi i Radojçiqit, si fundi i Prigozhinit

Rolin e tij në këto momente të rëndësishme po e luan edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Edhe ai nuk ka nguruar të tërheqë vërejtjen se sulmi terrorist në Kosovë erdhi për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb, kurse për kriminelin serb Millan Radojçiq ka parashikuar se do të ketë fatin e Prigozhinit, shkruan Zhurnal. “Beogradi jep informacione të rezervuara edhe në këtë situatë kur gjithçka është e artë ata duan ta fajësojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Është sulm klasik terrorist të një grupi të mirëarmatosur dhe gjithë ai arsenal është e pamundur të organizohet nga qytetarët e pakënaqur siç thotë presidenti Vuçiç nga dhuna e Kurtit. Një agresion i sërishëm në një vend që është në protektoratin e NATO-s”.

Kamberi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar për rrezikun serb në Ballkan, teksa fajëson perëndimin për flirtim me nacionalizmin serb. Sipas tij ambicia e Serbisë së madhe është toleruar nga Perëndimi. “Ka një kohë të gjatë që unë edhe në parlament dhe deklarime për rrezikun që po sjell për Ballkanin bota serbe. Ishte një situatë e një filtrimi të heshtur të perëndimit me këtë nacionalizëm serbomadh. Shpresoj të jetë një pikë kthese që perëndimi të shohë që flirtimi me nacionalizmin serb nuk sjell paqe në rajon. Janë të njëjtët që mohojnë gjenocin në Srebenicë masakrën e Reçakut dhe depërtimin e 1 milion shqiptarëve. Një ambicie për ndërtimin e Serbisë së madhe që mjerisht në heshtje është toleruar nga Perëndimi. Bota serbe ka sjellë telashe në Bosnjë, ka sjellë në Mal të Zi, një rend i cili ishte lider në rrugën europiane ka ardhur në një situatë që nuk mund të krijojë qeverinë pa forcat, por serbe dhe veriu i Kosovës që është gjithnjë jo stabile për shkak të ndërhyrjeve të Vuçiç dhe marionetave që ai ka instaluar aty. Lista serbe është përfaqësuesja politike e serbëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës dhe informacionet e fundit flasin që lideri i saj Milan Radojçiç ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist”.

Edhe pse zhvillimet në Ballkan shpeshherë marin kahje të paparashikuar, megjithatë duket i bazuar optimizmi se faktori ndërkombëtar pas sulmit terrorist në Banjskë do të shohë në dritën e vërtetë situatën në Kosovë. Është për të ardhur keq se për të ndodhur kjo duej të ketë viktima dhe të lënduar. Tashmë është e qartë edhe për vendorët, edhe për ndërkombëtarët, se në Ballkanin Perëndimor kemi Serbinë me plane destruktive në linjën e Putinit dhe Kosovën e cila është e përgatitur t’u bëjë ballë këtyre paneve destructive./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More