Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Editorial: Takimi Pendarovksit-Mickoskit, shkelje e parimeve institucionale për një drejtësi të pavarur !

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 10 maj , Skena politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut përsëri ka hyrë në një udhëkryq, ku ndërhyrja politike ka arritur deri në atë nivel sa edhe proceset gjyqësor hap tani diskutohen mes udhëheqësve partiak dhe shtetërore te cilët kanë vendosur qa ata ta  bëjnë drejtësinë dhe jo gjykatat, ku në bazë të marrëveshjeve që ata kanë arrit të amnistohen dhe të rikualifiohen proceset gjyqësor duke përbërë një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen e vendit..

Ky veprim është një shkelje flagrante e ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, dhe është njollë e madhe për një vend i cili proklamon se bart vlera demokratike dhe që synon integrimin në Bashkimin Europian, për të cilën pavarësia e gjyqësorit është elementi bazik për çdo vend i cili synon qe ti bashkohet unionit.

Takimi i fundit mes Presidentit të Shtetit Stevo Pendarovskit dhe Kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend Hristijan Mickovskit si temë diskutimi ishte amnistimi apo lirimi i të akuzuarve për hyrjen e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit 2017, që ishte një dhunim flagrant i institucioni më të lartë përfaqësues të një sistemi demokratik.

Edhe pse Presidenti dhe kreu i opozitës deklarohen se ata janë  për një gjyqësor të pavarur dhe janë kudër çdo ndërhyrje në punët e saj, por deklaratat dhe veprimet e tyre bien në kundërshtim, pasi vet diskutimi për proceset gjyqësor është një ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë.

Ajo që e bën edhe më të dëmshëm këtë diskutim është fakti që një nga pjesëmarrësit në këtë tryezë që është kreu i shtetit i cili ka rolin unifikues dhe neutral në një shoqëri, dhe i cili  në bazë të kushtetutës ai ka të drejtën e amnistimit të të burgosurve deklaroi se sulmuesit e 27 prillit nuk janë terroristë dhe kjo na çon që të dyshojmë se epilogu i së “Enjtes së Përgjakshme” do të ndryshojë pasi sipas presidentit në qoftë se ekzistojnë dëshmi të reja atëherë ekziston mundësia e rihapjes së procesit gjyqësor.

Deklaratave të selisë së Presidentit në lidhje me diskutimet që u zhvilluan me kreun e opozitës maqedonase, i’u kundërvë Hristijan Mickovski i cili e akuzoi Presidentin për dyfytyrësi, pasi në mediume deklaron diçka tjetër, kurse në takime flet krejt docka tjetër, kjo deklarate na shpie drejt konkluzione se ekziston një marrëveshje mes dy bashkëbiseduesve për ngjarjet e 27 prillit dhe se ne mund të jemi para një fakti të kryer.

Derisa përfaqësuesit më te lartë të shtetit ndërhyrjen në parlament e shpallen si akt terroriste që nënkuptonte se të akuzuarit do të dënoheshin në bazë të ligjit që parasheh legjislacioni ynë për veprimet terroriste, por në realitet vendimet dhe proceset gjyqësore nuk kishin të bënin me këtë etiketim.

Prokurorja Vilma Ruskovska deklaroi se “Vepra penale terrorizëm dhe vepra kërcënim terrorist i rendin kushtetues dhe sigurisë janë vepra të ndryshme dhe në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm”, duke u bazuar në këtë deklaratë atëherë pretendimet për rigjykim janë të kota, pasi asnjë i akuzuar nuk është dënuar nën ligjin e terrorizmit.  Prokurorja theksoi se deklaratat e presidentit dhe kreut të opozitës janë një presion i drejtpërdrejtë politik mbi punën e gjykatave, e cila na fakton se në vendin tonë nuk kemi një gjyqësi të pavarur dhe të paanshme.

Ne qofte se dhunimi i Parlamentit sulmi ndaj deputetëve që janë të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e popullit nuk është akt terrorist, çka mund tjetër të quhet AKT TERRORIST.

Në anën tjetër kryetari i Bashkimit Demokratik Për Integrim që është edhe parti qeverisëse theksoi se ai mbështet rigjykimin e ngjarjes së 27 prillit dhe deklaroi se veprimet që ndodhën në kuvend nuk janë akt terrorist.

27 Prilli ishte temë diskutimi edhe në takimin e fundit mes kryetarit të LSDM-së dhe VMRO-së, ku duket se i gjithë ky teatër për “AMNISTI” është një koordinim i mirë mes partive qeverisëse, kryetarit të opozitës dhe presidentit të shtetit e cila ka shkaktuar konfuzion tek qytetaret e Maqedonisë së Veriut.

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët – Alternativa kundërshton fuqishëm këtë iniciativë për amnisti dhe rikualifikim të rastit dhe këtë e cilëson si varrim të drejtësisë në vend.

E gjithë kjo amulli na tregon se gjyqësori në vendin tonë bëhet nga marrëveshjet politike mes liderëve të partive të vendit tonë, të cilët janë në gjendje që ta shkatërrojnë shtyllën e një shoqërie që është drejtësia për interesat e tyre personale dhe partiake.

Një shtet i cili aspiron vlerat euro-atlantikë dhunimi i tillë i drejtësisë është i pa pranueshëm, pasi një shoqëri e mirëfilltë demokratike nënkupton gjyqësor të pavarur, ku drejtësinë do ta bëjnë gjykatat dhe jo nga politikanët.// Shkruan Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...