Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial / Takimi Zaev e Mickoski leksion i mirë për partitë shqiptare

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 31 mars – Të hënën dy liderët e partive më të mëdha maqedonase, ai i LSDM-së Zoran Zaev, njëherësh edhe kryeministër i vendit si dhe Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, në takimin kokë më kokë kanë vendosur që ta shtyjnë për në muajin shtator regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi ishte paraparë të mbahej nga 1 deri më 20 prill, por  shtyrja e këtij procesi është bërë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike. Vendimi i liderëve të dy partive politike, Lidhjes Social Demokrate të Zaevit dhe VMRO-DPMNE duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev dhe Mickovski ndërkohë janë marrë vesh edhe për shtyrjen e zgjedhjeve lokale që ishte paraparë të mbaheshin në shtator, por mbajtja e tyre pamundësohet për shkak të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në takimin mes Zaevit dhe Mickocskit nuk kanë marrë asnjë nga kryetarët e partive politike shqiptare, të cilët paraprakisht kishin caktuar një takim në nivel të sekretarëve shtetërorë të partive, por që nuk u mbajt për shkak të refuzimit të tij nga opozita shqiptare.

Kur kemi parasysh situatën epidimiologjike me pandeminë, ndoshta edhe shtyrja e regjistrimit nuk është shumë problematike sepse kjo ndoshta do të ishte edhe më e loigjikshme, por çështja qëndron se ku ishin liderët e partive shqiptare?

Shtyrja e regjistrimit nuk do të thotë se shqiptarët do të pakësohen ose do të shtohen. Rreziku të cilin e shihnin partitë maqedonase ishte nëse numri i maqedonasve mund të zvogëlohej, për shkak të kundërthënieve midis partive politike maqedonase të cilat disa i ftonin të regjistroheshin e disa të tjera jo.

Problem më madhor është vetë formati i takimit dhe mënyra se si u realizua i njëjti

Pra, dy liderët maqedonas, ulen në një takim kokë më kokë dhe i zgjidhin të gjitha çështjet dhe dilemat midis tyre pa i përfillur aspak partitë shqiptare! Deklarata e Zaevit se me telefon e kam pyetur Ahmetin dhe Kasamin, se a jeni dakord me këto çështje është edhe më e turpshme, sepse vetë kjo sjellje i nënçmon edhe më shumë shqiptarët, duke i llogaritur ata si të pavlerë dhe pa asnjë ndikim.

Kaq të zhgënjyer dhe pa informacion nga ana e BDI-së, sa që funksionarët e saj nuk dinin të sqaronin nëse ishin për vazhdim të regjistrimit ose jo. Nëpër intervista televizive njëherë thonin do ta ndërpresim regjistrimin, njëherë do ta vazhdojmë! E në momentin kur e panë se si i turpëroi Zaevi, dolën me deklaratat se vendimi për shtyerjen e regjistrimit është bërë me pëlqimin e BDI-së.

Opozita shqiptare si zakonisht e humbur në oborrin  e saj

Pak më herët kërkonte të mos mbahej regjistrimi sepse në kohë të pandemisë qenka e rrezikshme të zhvillohej një operacion i tillë statistikor, ndërsa pas takimit Zaev – Mickoski dalin me deklaratë se ata janë kundër shtyerjes së regjistrimit. Kjo tregon se sa nuk janë konzistent në qëndrimet e tyre dhe nuk kanë një fokus të qartë se ku duan të arrijnë.

Tani, pasi e lejuan që të ndodhë takimi Zaev – Mickoski, nga opozita theksojnë se kjo marrëveshje nuk ka asnjë peshë dhe si të tillë, opozita shqiptare nuk e pranon, ndërsa miratimin e Ligjit për shtyrjen e regjistrimit do ta bllokojë në kuvend përmes votimit të dyfishtë, i njohur si “Parimi i Badenterit”.

Opozita dhe secila parti politike shqiptare duhet të kundërshtonte hapur momentin e takimit kokë më kokë të Zaevit e Mickoskit dhe jo pastaj të komentojnë vendimet që dalin nga ky takim.

Është e papranueshme që në një realitet multietnik të bëhen takime një etnike edhe të merren vendime për çështje shumë të rëndësishme. Në këtë takim janë diskutuar çështje thelbësore për kohezionin ndëretnik në vend dhe probleme për të cilat opozita shqiptare ka pas shumë vërejtje gjatë këtyre viteve, në mesin e tyre edhe procesi zgjedhor.

Është e parpanueshme që dy kryetarë të partive maqedonase të vendosin për regjistrimin dhe për të gjitha proceset në vend aq më tepër kur e dimë që regjistrimi prodhon numra dhe pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është e kufizuar dhe lidhur me numra.

Ky është një leksion i mirë që duhet ta kuptojnë partitë shqiptare se kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme të shtetësisë dhe interesit ët maqedonasve, partitë maqedonase bashkohen dhe pa i përfillur fare shqiptarët ata vendosin se si është më së miri për interesat e tyre. Takimi Zaev-Mickoski nuk duhej të ndodhte në këtyë mënyrë, të paktën duhej të kishte një takim liderësh ku do të merrnin pjesë të gjithë kryetarët e partive më të mëdha politike. Çdo vendim që do të dilte nga ky takim, do të kishte peshë më të madhe dhe do të përfaqësonte të gjithë popujt që jetojnë në këtë shtet. Në formën që ndodhi ky takim dhe vetë vendimet që dalin nga ky takim, janë nënçmuese dhe shpërfillëse ndaj çdo populli tjetër, e në veçanti ndaj shqiptarëve.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...