Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Tani po ndjehen pasojat e ikjes së mjekëve jashtë shtetit!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 29 mars – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rënë në hall me mospasjen e mjekëve të mjaftueshëm për t’u përballur me pasojat e virusit COVID 19. Nga ministria e shëndetësisë po bëjnë plane që gjatë ditëve në vazhdim nëse rritet numri i të infektuarve të aktivizojnë edhe mjekët e tjerë që nuk janë infektologë. Kjo do të komplikojë edhe më shumë procesin, pasi mjekët e tillë nuk janë të psecializuar për këto lloje të infektimeve dhe mund të kenë pasoja vetë mjekët por edhe pacientët. E të ndodhur në këtë situatë pa dalje, duket se tani po shfaqen pasojat e ikjes së mjekëve nga vendi, të cilat nuk mundi t’i ndalë as qeveria e mëparshme por as kjo e tanishme.

Rritet kapaciteti i shtretërve

Me ndihmën e ushtrisë, ministria e shëndetësisë është duke ndërtuar një spital të improvizuar ku do të ketë rreth 130 shtretër. Ministri Filipçe ka bërë të njohur se spitali po ndërtohet për të trajtuar të sëmurët me COVID 19, ndërsa ky spital do të jetë funksional gjatë javës së ardhshme. Përveç rritjes së kapacitetit të shtretërve, nga ministria e shëndetësisë kanë krijuar plan se si të gjejnë edhe mjekë të rinj për t’u ballafaquar me numrin në rritje të të sëmurëve me virusin korona. Ata kanë bërë apel deri te të gjithë mjekët, pavarësisht se çfarë specializimi të kenë që të jenë në gjendje gatishmërie për të trajtuar pacientët me COVOD 19.

Por kjo formë e thirrjes ka bërë panik në mesin e mjekëve, shumica e të cilëve nuk janë të specializuar për sëmundje infektive. Kjo situatë mund të shkaktojë infektim edhe të mjekëve, ndërsa deri më tani kemi tre raste të reja ku të infektuar janë mjekë.

Në spitalin e Kumanovës janë infketuar dy mjekë dhe një infermiere, të cilët për momentin janë lëshuar për trajtim shtëpiak pasi kanë vetëm rritje të temperaturës.

Kjo situatë ka ngjallur edhe reagime  të arsyeshme pasi mjekët të cilët nuk janë të specialuar për trajtimin e sëmundjeve infektive, mudn të jenë vetë vitkimë e pacientëve të tyre.

Ndjehen pasojat e ikjes së mjekëve

A do të ketë dikush që të do të kujdeset për pacientët në të ardhmen, ishte pyetja që vazhdimisht opinioni dhe intelektualët e bënin! Tani përgjigjja erdhi vetvetiu me paraqitjen e virusit COVID 19.

Ndoshta më nuk do të kemi mjek të mjaftueshëm për shërbimet esenciale të qytetarëve nëse mjekët vazhdojnë të largohen nga vendi me ritmin e tyre aktual nga 170-180 në vit.

Një pagë e mirë, kushtet normale të punës me një marrëdhënie të ndershme ndërnjerëzore janë kushtet më të rëndësishme për një mjek të ri të ardhshëm për të qëndruar tek ne. Nëse nuk përmbushen këto kushte elementare, atëherë Gjermania, Suedia, Sllovenia … mbeten destinacionet kryesore ku ata do të kërkojnë një trajtim të përshtatshëm për punën që ata kanë investuar, të shërojnë dhe shpëtojnë jetën e njerëzve.

Sipas statistikave të Dhomës së Mjekëve, rreth 200 të diplomuar në vit nga të gjitha fakultetet shtetërore të mjekësisë është numri i atyre që largohen nga vendi çdo vit.

Problemi kryesor është politika e gabuar e shtetit në drejtim të planifikimit të nevojave të institucioneve të shëndetit publik. Për një kohë të gjatë, një numër adekuat i mjekëve nuk u dërguan në specializime të duhura dhe nuk kishte dhe akoma nuk ka punë të mjaftueshme për të zëvendësuar ata të dërguar në specializim.

Statistikat janë tmerruese. Për shembull në 2 vitet e fundit asnjë mjek nuk është pranuar në ndihmën e shpejtë të Shkupit, kurse gjysma kanë ikur jashtë. Nëse para dy viteve kishim 10-11 ekipe, tani ka 5-6 ekipe.

Duhen të paktën 4-6 vjet që një mjek pasi të diplomojë të bëhet specialist i një fushe, kështu që planifikimi i ministrisë së shëndetësisë është thelbësor. Arsyeja e dytë pse nuk ka specialistë është paga jashtëzakonisht e ulët. Me të gjitha rritjet e pagave ata kanë mezi arrijnë një pagë bazë prej rreth 600 euro ndërsa kanë një nga profesionet më të përgjegjshme në të cilat kanë investuar duke u shkolluar për 10-12 vjet të jetës së tyre.

Problemi i tretë dhe mbase më i rëndësishmi me të cilin përballen mjekët janë kushtet e dobëta të punës, mungesa e pajisjeve dhe mjekimeve të duhura, pagesa jashtë orarit  etj.

Masat që i mori ministria e Shëndetësisë duke i rritur pagat nga 5%e pastaj edhe 10% sërish është e pamjaftueshme, pasi çmimi i mjekësisë po paguhet tani në kohë krizash, por edhe çdo ditë duke u kujdesur për mjekët.

Shteti duhet të marrë mësim njëherë e përgjithmonë se veprimtaritë të cilat janë të rëndësishme për të funksionuar një shtet normal duhet të kenë edhe paga motivuese siç bëhet gjithkund nëpër botë. Jorastësisht bota e civilizuar i vlerëson intelektualët e profesionistët, sepse ata dinë se si të veprojnë atëherë kur është më se e nevojshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...