Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar

Editorial: Të gjithë në ethe nga regjistrimi – partitë shqiptare mos të lejojnë hapësirë për manipulim!

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 6 janar – Sa më shumë po afrohet dita e mbajtjes së regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, aq më shumë po rritet presioni dhe dilemat nëse ky do të jetë një proces i realtë dhe i saktë. Partitë politike kanë filluar të përpilojnë strategji se si mos të humbin nga regjistrimi asnjë qytetarë të etnitetit të tyre.Lojërat e ndryshme mund të bëhen në pikat dhe presjet e ligjeve dhe rregulloreve që do të miratohen për këtë proces, prandaj partitë shqiptare duhet t’i hapin sytë shumë mirë që mos të lejojnë asnjë manipulim me regjistrimin, me qëllim që numri i shqiptarëve të jetë i saktë.

Luhatje dhe ethe ka tek të gjitha bashkësitë etnike. Askush nuk e di me saktësi se sa banorë të një etniteti ka çdo bashkësi etnike. Të gjithë flasin me numra të supozuar, sepse kalkulimet janë çorientuar pas numrit të madh të qytetareve që kanë dalë jashtë shtetit. Disa që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri e shtete të tjera që nuk e njofin dyshtetësinë, kanë dhënë dorëheqje nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut. Për këtë kategori qeveria ka të dhëna, sepse Ministria e Brendshme, mba shënime se kush nga qytetarët ka dhënë dorëheqje nga shtetësia. Këtu shumica e qytetareve janë shqiptarë, duke pasur parasysh se diaspora më e madhe shqiptare është në këto shtete, por ka edhe shumë maqedonas, romë etj., që kanë dhënë dorëheqje nga nënshtetësia. I paparashikueshëm është numri i atyre që jetojnë në shtete ku lejohet dy shtetësia dhe sa prej tyre jetojnë në këto vende, apo janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.mk.

Regjistrimi planifikohet të realizohet në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, vllahe, serbe dhe boshnjake, varësisht nga gjuha që e zgjedh personi që regjistrohet.

Enti shtetëror për statistika në RMV do të jetë institucioni i cili do të udhëheqë regjistrimin, duke u mbështetur nga ministria e mbrojtjes, drejtësisë, punë e politikë sociale dhe ministria e punëve të jashtme.

Shpenzimet e parapara për realizimin e gjithë procesit të regjistrimi janë 522.751.000 denarë. Për personat fizikë që do të shkaktojnë parregullsi në kundërshtim me udhëzimet për Regjistrimin e popullsisë do të ketë dënim prej 200 deri 300 euro.

Qeveria nuk tërhiqet nga propozimi që regjistrimi i popullsisë të mbahet në prill të vitit 2021 dhe mbetet në tekstin e propozim-ligjit paraprak. Regjistrimin nuk do ta bëj një Komision Shtetëror i Regjistrimit por do të bëhet përmes Entit të Statistikave. Do të përdoren të gjitha mekanizmat bashkëkohorë.

Opozita akuzon pushtetin se po tenton të bëj regjistrim politik të popullsisë për interesa të ngushta dhe politika ditore. Nga opozita  thonë se regjistrimi i popullsisë nuk guxon të bëhet në varësi të interesave politike të kryeministrit, por duke respektuar kriteret Evropiane të EUROSTAT-it. Një regjistrim i cili bie në kundërshtim me standardet Evropiane, nuk do të mbështet. Nëse dështon edhe ky regjistrim, fajin e plotë do ta ketë Qeveria sepse deri tani janë zhvilluar konsultime pa opozitën.

Në kuadër të këtij operacioni statistikor do të munden të nënshkruhen shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në vendbanim ose vendqëndrim në vend, pa dallim nëse në momentin e regjistrimit gjenden në shtet ose jashtë shtetit.

Me ligjin e ri parashikohet që personat që mungojnë më shumë se një vit nga Maqedoninë e Veriut, por që kanë nënshtetësi te vendit, nuk do të regjistrohen si banorë aktiv, por vetëm se kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe nuk jetojnë në këtë shtet.

Shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme ose qëndrojnë jashtë vendit, të dhënat e personit i jep një person mbi 18-vjeç, të cilat më mirë i di, gjatë së cilës do ta japë numrin amë të këtij personit për të cilin jep të dhëna në regjistrim. Për ata që janë jashtë vendit do të mundësohet që edhe vetë të regjistrohen në periudhën prej 1 marsit deri në 21 prillit nëpërmjet aplikacionit të veçantë, i cili do të jetë i qasshëm në ueb-faqen e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në vend regjistrimi i parë është bërë në vitin 1948. Janë zbatuar gjithsej 8 regjistrime, a i fundit është bërë në vitin 2002. Në vitin regjistrimi 2011-të filloi të realizohet, por më pas u ndalua, ngase dilemat ishin se mund të ketë dallimi të mëdha të numrave nga ato aktual. Nga supozimet e fundit dhe vlerësohet se në Maqedonin e Veriut do të dalin rreth 1.5-1.6 milionë banorë, ku afër 30 për qind do të jenë shqiptarë. Shqiptarët synojnë se janë më shumë se 35%, por tani numrate supozuara janë vënë në dilemë pas shpërnguljes së shumë qytetareve jashtë vendit.

Ligji i propozuar në formën aktuale lë hapësirë për dyshim për ndikim politik,prandaj duhet të organizohet debatit publik me qëllim që të dëgjohet edhe mendimi i ekspertëve të fushës dhe të miratohet zgjidhje ligjore kualitative.

Kontestues është metodologjia për zbatimin e regjistrimit, të cilin nuk e di askush, sepse atë do ta caktojë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave pasi të miratohet ligji për regjistrimin. Me këtë formë  do t’i jepen autorizime të mëdha drejtorit, ndërsa palët do të gjenden para një akti të kryer.

Fatkeqësisht problemi me politizimin e këtij procesi që në thelb është statistikor,duket të jetë i pashmangshëm duke e pasur parasysh, se për fat të keq disa të drejta të qytetarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve etnike janë të lidhura me përqindjen e popullsisë. Prandaj në të ardhmen duhet të definohet edhe karakteri qytetar i këtij shteti.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...