Editorial/ Të rinjtë të rëndësishëm për partitë vetëm gjatë fushatës zgjedhore

Shkup, 7 tetor – Partitë politike janë të mbushura me sllogane për të rinjtë, avancimin e tyre, te drejtat e tyre, e kjo gjë është e theksuar sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por që ata shumë pak bëjnë për ti përmbushur këtë zotime, pasi numri i kësaj grup-moshe në pozitat vendimarrëse në politikë është shumë i ulët ose më saktësisht i pa përfillshëm.

 

Duke qenë se rinia është pjesa më vitale e një shoqërie, shtete të ndryshme të botës kanë krijuar politika me qëllim krijimin e hapësirave të nevojshme dhe mundësive të barabarta për zhvillim dhe avancim në karrierë, pasi ato janë e ardhmja e një kombi apo shteti, shkruan Zhurnal.

Edhe përkundër poltikave të shumta për avancimin dhe krijimin e hapësirave për të rinjtë, ata vazhdojnë që të jenë akoma të pa “dëshiruar” në vendimarrjen politike, pasi numri i tyre në nivel globalështë shumë i ulët, edhe pse kjo grup-moshë gati përbën gjysmën e popullatës së botës.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara vetëm 1.6 % e deputeteve në të gjithë botën janë të grup-moshës të re pra nga 18-29 vjeç, e që në një të tretën e vendeve e drejta për tu zgjedhur në kuvend është e përcaktuar mosha 25 vjeçare, e që 2/3 e shteteve nuk konsultohen me të rinjët në përgatitjen e strategjive zhvillimore.

Pjesmarrja e të rinjëve në procesin vedimarrës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi sipas raportit të YouthHub për vitin 2019:

Ministrat e rinj në qeveri5 %
Deputetë të rinj12.3 %
Kryebashkiakët e rinj5 %
Zëvendësministrat e rinj në qeveri10 %

Këto janë shifra shumë të ulta duke marrë parasysh qëllimin që ka vendosur Bashkimi Europian që deri në vitin 2020 pjesmarrja e të rinjëve në proceset politike të jetë 33 %, e që këto shifra nuk kanë ndryshuar nga dy vite më parë, por që fatkeqësisht ato kanë shënuar ujle, sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Indeksi i pjemsarrjes së të rinjëve në proceset politke sipas të dhenave të YouthHub 2019:

20164.4
20174.6
20184.7
20194.1

Publikimi i listave zgjedhore ka treguar se partitë politike nuk i përfillin të rinjtë dhe deklaratat e tyre për politika dhe krijim e hapësirave të nevojshme për këtë grupmoshë janë vetëm propagand parazgjedhore dhe asgjë më shumë, shkruan Zhurnal.

Sipas të dhënave të Këshillit Rinor Kombëtar të Maqedonisë vetëm 2.99 % apo 9 kandidatë për kryetar komune janë të rinjënga gjithëse 301 kandidatë, që është një shifër e pa përfillshme dhe që nxjerr në zbuluar propagandën e partive politike.

Ndërsa numri i përgjithshëm i këshilltarëve të grup-moshësë së re pra 18-29 vjeç është vetëm 26 %, që është një shifër shumë e ulët, që tregon se partitë nuk kanë besim që as këtë pozitë ta mbajnë të rinjtë, shkruan Zhurnal.

Përqindja sipas partive për numrin e të rinjëve në listat e tyre për këshilltarë:

Lëvizja Besa46 %
BDI39 %
ASH-AAA37 %
PDSH33 %
LSDM32 %
Të Pavarur27 %
VMRO-DPMNE24 %

Këto të dhëna na tregojnë se përqindjen më të madhe të grup-moshës  së re për listat e këshilltarëve e ka Lëvizja Besa, e cila lë shmuë prapa partitë e tjera, e kjo tregon se kjo parti ka qenë më e hapur ndaj prurjeve nga kjo kategori, shkruan Zhurnal.

Këto të dhëna janë shqetësuese, e që në të njejtën kohë duhet të jetë një mësazh për partitë politike, që të lënë menjanë propagandën për kujdesin ndaj të rinjëve, dhe të bëjnë më shumë për tu krijuar atyre hapësirën e nevojshme për tu bërë pjesë e proceseve vendimarrëse në politikë.///Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet lokale/ Shilegov: Prioritet interesi i shkupjanëve

R Zh

Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në të largon pengesat për integrimin e RMV-së

D V

Filipçe: Po mendojmë që në ngjarje masive të marin pjesë vetëm personat e vaksinuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More