Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Editorial: Terorrizmi nuk është zgjidhje, të gjithë të kontribuojnë për parandalimin e kësaj të keqe

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Rasti i fundit të sulmit terrorist në Vjenë ka ngritur shumë dilema nëse jemi të sigurtë, çfarë politika po luhen, kush qëndron pas këtyre veprimeve dhe a është zgjidhje kjo se çfarë po ndodhë! Të gjitha deklarata janë se terrorizmi pavarësisht nga kush është kryer, është i dënueshëm dhe nuk është zgjidhje. Terrorizmi nuk njeh as fe e as komb, prandaj duhet të izolohet nga të gjithë.

Sulmuesi dhe një viktimë ishin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai në të kaluarën ishte dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste, ndërsa i dyshuar ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej grupit militant Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetorin e vitit të kaluar.

Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, që la të vrarë pesë persona, përfshirë një sulmues. Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur – disa rëndë – pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje. Dy nga viktimat që vdiqën gjatë sulmit, ishin gra dhe dy ishin burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital brenda natës. Një prej viktimave ishte shqiptar me prejardhje nga Veleshta e Strugës. Shtatë nga të plagosurit kanë plagë të rrezikshme për jetën. Sulmi ka ndodhur disa orë para se Austria të fillojë kufizimet e reja në lëvizje, me qëllim të frenimit të koronavirusit. Për këtë arsye, shume njerëz janë parë në qendër të Vjenës, nëpër bare dhe restorante, të cilat do të mbyllen deri në fund të muajit nëntor.

Kancelari austriak: Ky nuk është një konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve

Sebastian Kurz, kancelari austriak pas këtij rasti ka dhënë një mesazh të unitetit kombëtar, duke thënë se kurrë nuk do të lejojnë që kjo urrejtje të zërë vend. “Ne jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një konflikt midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe emigrantëve”, tha ai, duke shtuar se “Armiku ynë jo vetëm që dëshiron të shkaktojë vdekje dhe dhimbje, por dëshiron të ndajë shoqërinë tonë”, tha Kurz. “Austria do të mbrojë demokracinë e saj, të drejtat themelore dhe stilin e saj të jetesës liberale”, përfundoi Kurz.

Lufta kundër terrorizmit është e përbashkët

Thuajse të gjithë liderët botëror kanë dënuar sulmet në Vjenë duke dhënë porosinë se “terrori është armiku ynë i përbashkët”. “Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët”, tha Merkel, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Evropa nuk duhet të dorëzohet para këtyre sulmeve. “Populli francez e ndan shokun dhe dhimbjen me popullin austriak, të goditur në këtë natë nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenës. Pas Francës, një mik yni është sulmuar. Kjo është Evropa. Armiqtë tanë duhet ta dinë kë kanë përpara”, ka thënë ai.

Problemi me terrorizmin nuk është zgjidhur

Problemi me terrorizmin nuk është zgjidhur por ai ka marrë përmasa tjera. Megjithëse numri i luftëtarëve terroristë krahasuar me vitet paraprake ka shkuar duke u zvogëluar, sërish problemi me luftëtarët terroristë nuk është zgjidhur por ka marrë përmasa të reja. Nuk duhet të presim që vetëm policia të reagojë ndaj këtyre individëve, por edhe të gjitha institucionet tjera duhet të dënojnë terrorizmin, sepse kjo është luftë e përbashkët kundër kundërshtarëve të cilët duan trazira.

Në rrethanat e rritjes së kushteve të paraqitjes së radikalizmit dhe terrorizmit, aktivitetet e tilla si rritja e simulimit dhe aftësimit për të përballuar luftën kundër terrorizmi janë të nevojshme. Maqedonia e Veriut që nga viti 2016 ka përpiluar strategji pesëvjeçare për të përballuar terrorizmin dhe se kjo strategji ka treguar se është efektive meqë numri i luftëtarëve terrorist po shkon duke u zvogëluar. Megjithatë duhet edhe shumë punë për të përballuar problemin me terrorizmin.

Përballja me terrorizmin ka për synim respektimin e dallimeve njerëzore pavarësish përkatësisë së tyre etnike dhe religjioze.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin vjetor për terrorizmin në botë, thekson se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshme të terrorizmit vazhduan në botë.

Në raport thuhet se në mars, Shtetet e Bashkuara, së bashku me Koalicionin Global për të Mposhtur grupin militant, Shteti Islamik (IS), përfunduan “shkatërrimin e të ashtuquajturit ‘kalifat’ në Irak dhe Siri”, si edhe përmendet operacioni ushtarak që solli si rezultat vdekjen e udhëheqësit të IS-it Abu Bakr al-Baghdadit.

“Megjithëse IS-i humbi udhëheqësin e vet dhe territorin, ky grup u përshtat dhe vazhdoi të luftojnë nga degët e veta kudo në botë dhe duke nxitur pasuesit e vet të ndërmarrin sulme”, thotë raporti.
Shtetet e Bashkuara vazhduan t’iu bëjnë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e tyre dhe t’i riatdhesojnë qytetarët e tyre.

Strategjia dhe plani i veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm synon frenimin e kërcënimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga të gjithë faktorët, përfshirë shoqërinë civile.

Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes asgjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjitt dhe rendit në të gjitha nivelet.

Terrorizmi është bërë një ankth për çdo individ dhe shoqëri në mbarë botën, ndjenja e sigurisë është dobësuar gjithandej.

Si një krim tejet i rrezikshëm, terrorizmi i obligon të gjithë ata që posedojnë njohuri, qoftë shkencore, praktike, apo informacione, t’i bashkojnë forcat e tyre dhe të veprojnë së bashku për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri shkatërruese.

Aktualisht, fatkeqësisht, aktet terroriste janë të lidhura me motive të devijuara fetare, prandaj të gjitha politikat, strategjitë, planet operative, gjegjësisht të gjitha veprimet që rrjedhin duhet të jenë në drejtim të gjendjes së zgjidhjes. Për këtë arsye qartësisht thuhet se terrorizmi nuk është zgjidhje dhe pikërisht të gjithë, qoftë hoxhallarë, gazetarë, mësues, edukatorë, funksionarë e politikanë, duhet të kontribuojnë për parandalimin e së keqes dhe vetëm me dialog të zgjidhin çdo dilemë.

Postime të ngjashme

Ndotje e lartë e ajrit në Shkup, mbrëmë ka qenë qyteti i pestë më i ndotur në botë

XH,I

VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të mbajë përgjegjësi, numri i të vdekurve ka kaluar mbi një mijë

XH,I

Testimet e shpejta në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup prej sot falas për qytetarët

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...