Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Urgjentisht nevojitet pako për ndihmë ekonomike – t’iu ndihmohet edhe mediave!


Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Miratimi i masave të reja dhe inovative ekonomike janë të nevojshme, që ekonomia të rimëkëmbet. Qeveria paralajmëroi vazhdimin e disa prej masave ekzistuese, por para kësaj, ajo duhet të marrë parasysh masat e reja që synojnë sektorët në nevojë. Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme është kapërcimi i dy krizave me të cilat përballemi. Nga njëra anë ajo ekonomike dhe nga ana tjetër ajo shëndetësore.

Pandema i dëmtoi rëndë kompanitë e vogla dhe të mesme

Kur filloi pandemia Maqedonia e Veriut kishte filluar me një nivel më të ulët të borxhit publik, por tani niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm mbi 50 për qind, gjë që tashmë na vendos në një kategori të prekshme, kur duhet të mendojmë për qëndrueshmërinë e masave fiskale.
Është e nevojshme të ketë vazhdim të masave ekzistuese si dhe të ketë masa të reja inovative, sepse kompnaitë e vogla dhe të mesme janë dëmtuar rëndë.

Lëshimi i Eurobondit dhe huamarrjet që vendi i merr nga Fondet Monetare Ndërkombëtare nuk do të jenë të mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, për të kapërcyer krizën.

Deri në shtator ose deri në fund të vitit është siguruar buxheti për t’i qetësuar pritjet e qytetarëve për të mos përhapur panik. Do të duhet të luhet me shumë mençuri në këtë drejtim, sepse nga njëra anë do të ketë presion nga buxheti, kur vjen koha e shlyerjes së mjeteve financiare dhe nga ana tjetër nevoja do të rritet në sektorë të caktuar të transportit, turizmit, hotelierisë etj.

Maqedonia e Veriut do të duhet të huazoj përsëri në vjeshtë, sepse nuk do të ketë para për masa shtesë. Vetëm këtë vit, vendi deri më tani ka marrë hua 1 miliard e 500 milionë euro!

Rënie të të ardhurave buxhetore

Buxheti i shtetit ka regjistruar rënie të të ardhurave buxhetore për 13.9% në raport me periudhën e njëjtë të vitit të ardhshëm. Të ardhurat buxhetore tani janë 14.2 miliardë denarë. Te të ardhurat tatimore vërehet rënie mujore edhe atë te TVSH prej 14.3%, te akcizat 25%, tatimi në fitim 28.9% dhe tatimi personal prej 10.4%. Rritje është vërejtur vetëm te shpenzimet e importit, prej 7.9%.

Përkundër këtyre shifrave alarmante zyrtarët qeveritarë nuk presin të ketë rënie të ekonomisë apo rënie tëstandardit ekonomik të qytetarëve.

Në pakon e katërt të përfshihen edhe mediat

Qeveria sa më shpejtë duhet të definojë sektorët individual ku do të ketë nevojë për mbështetje më të madhe nga ana e shtetit, sigurisht do të bëhen edhe reforma tatimore dhe subvencionim i drejtpërdrejtë i kompanive që do të investojnë në vitin 2021.

Nevojitet që urgjentisht të ketë miratim të pakos së katërt të masave ekonomike ku përparësi duhet t’u jepet sektorëve më të goditur. Masat duhet të jenë në mënyrë që mos të kemi ngecje në zhvillimin ekonomik.
Përkrahja financiare që duhet të jetë në pakon e ardhshme të masave duhet ta ndihmojë ekonominë që cikli ekonomik të mos ndalet, përkatësisht të ecë përpara. Të gjitha ndërmarrjet dhe të gjithë ata të sektorit privat që përballen me vështirësi financiare duhet të marrin ndihmë, për të cilën kanë nevojë.

Pandemia ka shkaktuar largime nga puna, kështu që përparësi do të duhet t’iu jepet masave për ruajtjen e vendeve të punës.

Numri i punëtorëve të larguar nga puna është rritur në 12-13 mijë dhe më pas në 23 mijë, dhe diku sipas statistikave ka arritur në 30 mijë të papunë që ndodhi në këtë periudhë. Kjo nënkupton se 30 mijë familje kanë mbetur pa të hyra.

Shteti duhet të vazhdon të ndihmojë dhe t’iu hapë dyer të reja kompanive, që edhe vet kompnaitë të dinë se ku mund t’i invetsojnë kapitalet e tyre.
Në pakon e re të masave duhet të përfshihen edhe mediat, të cilat nuk u përfshinë në pakot e mëparshme, sepse rënai e sektorëve të ndryshëm ka dëmtuar rëndë mediat të cilat burim kryesor të ekzistencës i kanë reklamat. Për shkak të pandemisë, shumë kompani i kanë reduktuar kostot e tyre dhe i kanë ndërprerë kontratat për bashkëpunim, që është goditje e rëndë për mediat dhe kopniatë më të vogla.

Deri më tani, janë shpenzuar 550 milion euro për të tre pakot e masave ekonomike, por nevojitet që në pakon e katërt të përfitojnë vetëm ata që në të vërtetë kanë nevoj dhe jo edhe kompniatë të cilat i kepqërodrën masat dhe punëtorët e tyre./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...