Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Vetingu, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe regjistrimin e popullsisë, të janë prioritet në Qeverinë e re

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 18 gusht – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe BDI pritet që bisedimeve intensive për të siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetëve, numër ky i nevojshëm për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së sotme duhet të kumtojnë marrëveshjen e arritur. Koalicioni pritet të ketë 62 deputetë, pasi atyre iu bashkohet edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Çfarë dikastere do të udhëheqë BDI-ja ende mbetet për t’u parë, por me rëndësi për atë që opinioni është i interesuar se si do të rrjedhin punët me realizimin e programit.

LSDM-BDI-PDSH- BESA, formojnë qeverinë e ardhshme

Dy partitë që e kanë më të thjeshtë arritjen e numrit të nevojshëm për shumicën parlamentare prej 61 deputetëve, Lidhja Social-demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk kanë dhënë detaje rreth zhvillimit të bisedimeve, ndërkohë që thonë se kanë tejkaluar një pjesë të madhe të dallimeve rreth programit për qeverinë e re të vendit, por mbetet e paqartë kush do të jetë në krye të qeverisë së re të shtetit.

Bisedimet mes social-demokratëve dhe internistëve, kanë arritur në një pikë të vështirë të zhvillimit të bisedimeve për qeverinë e re, sepse të dy partitë kërkojnë të gjendet një formë përmes së cilës të dalin fitimtarë para elektoratit të tyre rreth synimeve për çka janë angazhuar gjatë fushatës zgjedhore.

Megjithëse palët kanë pasur përafrime të paktën nga ajo që kanë shpërndarë si informacion për publikun, por mungesa e tyre në publik tregon se gjërat rreth zhvillimit të negociatave nuk lëvizin dhe aq lehtë.

Ekonomia, pika më e dobët

Është e qartë se pandemia ka dëmtuar shumë ekonominë e Maqedonisë së Veriut por edhe atë në nivel global. Qeveria e ardhshme do të ballafqohet me këtë sfidë të vështirë dhe rezultate pozitive do të henë shumë larg, sepse në arkën shtetërore mungojnë paratë.

Sa më shumë vonohet formimi i qeverisë së re të vendit aq më shumë grumbullohen problemet e shkaktuara nga kriza e koronavirusit duke vënë në rrezik mbijetesën e shumë kompanive.

Qeveria e re duhet tërë energjinë ta drejtojë në shans të rikuperimit ekonomik të vendit pas goditjes së rëndë që i ka shkaktuar koronavirusi, pasi nga 27 degë të industrisë në 24 prej tyre është regjistruar rënie e prodhimit industrial.

Qeveria e ardhshme do të duhet të ketë në fokus mbajtjen gjallë të sektorit real që ka pësuar dëme të mëdha në shumë lëmi siç është, gastronomia, transporti, ndërtimtaria etj. Masat duhet të përgatiten në përputhje me kërkesat e sektorëve të ndryshëm që janë të rëndësishëm për ekonominë.

Në korrik për herë të parë është regjistruar rritje e të ardhurave mujore nga fillimi i krizës së koronavirusit, që është një shpresë se rimëkëmbja e ekonomisë po zhvillohet në drejtimin e duhur, ndërsa krahas sfidave me të cilat përballet ekonomia, ekzekutimi i buxhetit po zhvillohet sipas planit.

Pas realizimit të të ardhurave të përgjithshme në qershor të cilat kishin trend negativ me minus 9,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në momentin që masat kufizuese filluan të lirohen dhe aktiviteti ekonomik të ringjallet, kemi realizim pozitiv në korrik me një rritje prej 1,4 për qind.

Porosia që duhet ta kuptojë qeveria e ardhshme është se nëse duan rezultate të mira ekonomike duhet ta orientojnë tërë kapacitetin në vënien në kontroll të koronavirusit . Masat ekonomike duhet mirë të gërshetohen me masat shëndetësore që virusi COVID-19 të mos e bllokojë tërësisht sektorin real siç ndodhi në fillim të pandemisë.

Sfidat e qeverisë së ardhshme

Përmes ndikimit të “forcave ndërkombëtare” vendi do të ketë qeveri të re për tu ballafaquar me sfidat rreth dialogut Shkup-Bruksel për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

Sfidat janë që sa më shpejtë të jetë e mundur të formohet qeveri për të mirën e qytetarëve, në të mirë të proceseve euro-integruese dhe veçanërisht për tu ballafaquar me koronavirusin dhe problemet që ka shkaktuar pandemia.

Por, për qeveria e re do të duhet të gjejë zgjidhje për problemete që i kishin lënë pa zgjidhur në qeverinë e kaluar.

 Vetingu, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe regjistrimin e popullsisë, janë tre çështje të rëndësishme të cilat kanë mbetur pa zgjidhje gjatë mandatit të kaluar, ndërsa do të duhet të zgjidhen në këtë mandat të ri katërvjeçar.

Për çështjen e Vettingut, BDI kishte dorëzuar në Kuvend një propozim ligj dhe pikërisht kjo problematikë ka qenë një ndër pikat kryesore të cilat BDI i ka proklamuar gjatë fushatës zgjedhore. Parashikohet që çdo funksionar të kalojë  këtë proces, i cili tregon pastërtinë e personalitetit në aspektin financiar, të karrierës dhe atë moral.

Vetingu nuk ka qenë një problem i madh për LSDM-në, pasi ata në parim janë shprehur pro një procesi të këtillë në të gjitha institucionet shtetërore, por kanë thënë se “pastrimi” duhet bërë pasi të krijohen kushtet, përkatësisht kapacitetet e nevojshme.

Çështje serioze janë edhe ndryshimet zgjedhore, të cilat sipas LSDM-së duhet të kemi 1 njësi zgjedhore, ndërsa BDI dhe partitë tjera janë kundër. LSDM-së, presion për këtë pikë i  bëjnë edhe partitë e vogla të cilat në koalicion janë futur pikërisht me këtë premtim se do të ketë ndryshime në kodin zgjedhor. Ata janë kërcënuar se nëse në 100 ditëshin e parë, Zazev nuk e zgjedh këtë çështje, ata mund të dalin nga koalicioini.

Në mandatin e kaluar përerisa LSDM mbështeste ndryshimet e propozuara nga parti të vogla, BDI me VMRO DPMNE-në bllokoi debatin me afër 6000 amendamente të propozuara, pasi BDI ishte për 3 njësi zgjedhore ndërsa VMRO DPMNE për 6 njësi zgjedhore.

Regjistrimi i popullsisë është proces, i cili nuk është realizuar që nga viti 2002 dhe pikërisht nga faktori ndërkombëtar ky proces kjo çështje është nënvizuar si kyç për politikëbërje të saktë. Edhe pse ishte në plan që të regjistrimi i popullsisë të mbahet në mandatin e kaluar, sërish u vendos që ky proces të shtyhet për në vitin 2021.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh se kjo qeveri do të ketë një shumicë të dobët parlamentare, opozita do të jetë shumë e fuqishme dhe vetëm me angazhim maksimal dhe sukses, mund të zgjatë jetëgjatësinë e kësaj qeverie. Në të kundërtën, presioni për dorëheqje do të jetë i vazhdueshëm dhe nëse nuk ka suksese të prekshme për qytetarët, shteti mund të përfshihet nga protesta dhe pakënaqësi të shumta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...