Agjencia Zhurnal.mk

Editorial Zaev, a u ke tani borxh shqiptarëve, apo ende do të thuash “s`ju kam borxh shqiptarëve” !?

Shkup, 06 Maj – Zhurnal.mk – Që nga 2017-ta LSDM-ja, Kryeministri Zoran Zaev e tash edhe Stevo Pendarovski po futen në borxhe të mëdha tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ishin shqiptarët ata që e sollën LSDM-në në pushtet në vitin 2017 dhe janë përsëri shqiptarët ata që njeriun e afërt gjatë tërë karrierës së tij politike me këtë parti, 56 vjeçarin Pendarovski e bënë kryetar të vendit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve Pendarovski i mori 4240 vota më shumë se Gordana Siljanovska. Edhe pse pak, megjithatë Pendarovski ishte në epërsi duke iu falënderuar votave të shqiptarëve.

Edhe në rrethin e dytë, përsëri me votat e të njëjtit elektorat shqiptarë si dhe me ato të një pjesë të elektoratit të partive opozitare që dolën të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, e ndihmuan Pendarovskin që të zgjedhet kryetar vendi.

Zgjedhjet e Dhjetorit 2016, përkatësisht vendimi i partive shqiptare për të bërë koalicion qeveritar me LSDM-në dhe tash ndihma për të bërë Stevo Pendarovskin kryetar vendi, janë një pasqyrë e madhe e vërtetë e fuqisë së votës shqiptare në Maqedoni.

Edhe pse në rrethin e dytë, ashtu si edhe në rrethin e parë, pjesëmarrja e shqiptarëve në votime ishte më e vogël sesa e maqedonasve, ishte pikërisht vota shqiptare ajo që pamundësoi fitoren e kandidates së VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e 5 majit dhe ato të 21 prillit, ndërkohë shpalosin edhe një të vërtetë të madhe tjetër në favor të shqiptarëve e po aq edhe të VMRO-DPMNE-në por në të njëjtën kohë edhe gjendjen jo të mirë të LSDM-së me vota.

Pa votat e shqiptarëve për Pendarovskin, LSDM-ja del të jetë më e dobët përballë VMRO-DPMNE-së.

Është kjo hera e dytë pas konfliktit të 2001 që shqiptarët po e sjellin LSDM-në në pushtet. E tash LSDM-ja ka edhe një kryetar shteti falënderuar shqiptarëve.

Prandaj Zaevi dhe Pendarovski do të duhej ndërruar qasjen ndaj shqiptarëve e t’ua kthejnë borxhet duke përmirësuar pozitën dhe të drejtat ende të cunguara të tyre në Maqedoninë e Veriut./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...