Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Zaev do të zgjeron shumicën parlamentare, a do të dërgon BDI në opozitë !

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 shtator – Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se mandatin e tij do ta çojë deri në fund duke e përmbyllur atë në katër vitet e ardhshme dhe jo më herët. Edhe pse ka një shumicë të dobët parlamentare me vetëm 62 deputetë, ka pohuar se synon ta rrisë shumicën dhe së shpejti do t’i bashkëngjiten qeverisë edhe tre deputetë të tjerë. Por nuk ka sqaruar se kush janë ata deputetë të cilët mund të kalojnë në koalicionin qeverisës. Dyshimet kanë ngjallur reagime në çdo parti!

 Zaev: Do ta zgjerojmë shumicën parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ka marrë garanci të mbështetjes nga tre deputetë shtesë jashtë shumicës aktuale parlamentare. Këta deputetë do ta votojnë qeverinë në projekte të caktuara, por nuk i ka zbuluar emrat e tyre. Megjithatë emrat e këtyre deputetëve do të dalin në skenë së shpejti dhe Zaev pikërisht për këto arsye pohoi se stabiliteti i qeverisë nuk varet nga numrat por nga politikat.

Ai shtoi se nuk planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në mandatin e rregullt në 2024 për shkak të sukseseve të njëpasnjëshme.

Frikë te partitë opozitare

Emrat e tre deputetëve të cilët, sipas Kryeministrit Zoran Zaev, mbështesin shumicën qeverisëse, tani përbëjnë 65 ligjvënës, janë ende të panjohur për publikun. Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela  ka thënë se nuk ka asnjë mundësi teorike që ata të jenë deputetë nga partia e tij dhe nuk beson se ata nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE dhe Integra kanë njoftuar se do e bëjnë bashkimin e strukturave menaxheriale me qëllim të rritjes së frontit opozitar. Përçarja në VMRO DPMNE u konsiderua si instalim i paguar për të shkaktuar një përçarje në indin e opozitës.

Nga VMRO DPMNE  theksojnë se gjërat po bëhen të qarta sepse Zoran Zaev po mbetet i vetmuar në karrigen e tij i rrethuar me kondicionerë në kokë që ushqejnë egon e tij dhe e mashtrojnë atë që njerëzit hanë ëmbëlsira kur nuk ka bukë.

“Konsolidimi i bllokut të opozitës do të thotë që qeveria është në këmbë xhami dhe është vetëm çështje kohe para se Zaevf të bjerë dhe mafia të përgjigjet, theksojnë nga VMRO DPMNE-ja.

Zaev i bën presion BDI-së

Pse pikërisht Zaev tani merret me këto deklarata. Ai që në fillim ishte i vetëdijshëm dhe e patë deklaruar hapur se nuk do të pëlqejë të bëjë koalicion me BDI-në, por numrat e detyruan që sërish të ulet e të merret vesh me partinë e Ahmetit. Me vetëm uljen në bisedime, ai u ndie i dështuar, duke pasur parasysh deklarimet e tij, e sidomos tani kur u detyrua që t’ua japë shqiptarëve edhe postin e kryeministrit, qoftë edhe për 100 ditë si dhe të japë pozicione që shqiptarët nuk i kanë pasur kurrë më parë, nënkupton se ai është në presion nga partia dhe elektorati i tij.

Tani kur është koha e ndarjes së funksioneve, Zaev herë pas herë lëshon deklarata nga më të ndryshmet, duke i bërë presion sërish partnerëve të koalicionit qeverisës se ka edhe deputetë të tjerë me të cilët mund ta formojë qeverinë.

Dyshimet janë se ai mund të ketë gjetur deputetë të VMRO DPMNE-së, të cilët mund të përkrahin shumicën parlamentare dhe në këtë formë mund t’i thotë lamtumirë BDI-së dhe pa shkuar sërish në zgjedhje të reja, të marrë në koalicion Aleancën dhe Alternativën, të cilët kanë 12 deputetë. Zaev jo rastësisht përmend se i ka vetëm 3 vota, të cilat janë të mjaftueshme për të pasur qeverinë bashkë me partitë tanimë opozitare shqiptare.

Në këtë formë, Zaev dëshiron t’i frikësojë integristët e BDI-së, por kalkulimet e tilla janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë bllokada e trazira në të ardhmen. Zaev nuk guxon të luajë në këtë formë me qeverinë, sepse në këtë mënyrë futet në kurthe të veta, sepse edhe partitë opozitare mund të gjejnë disa deputetë që janë të pakënaqur dhe të formojnë shumicë të re parlamentare. 

Lojërat me numra janë të rrezikshme, por mundësia për blerje\shitje të deputetëve në sistemin politik në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur gjithmonë dhe nuk do të jetë risi nëse ndodhë sërish. Por, çdo kush që e merr këtë guxim duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se futet në lojëra të turbullta dhe të rrezikshme që nuk iu dihet fundi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...