Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Zaev të mendojë për shumicë me mbi 73 deputetë!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 27 korrik – Pasi u certifikuan mandatet e deputetëve të cilët siguruan ulëse në institucionin ligjvënës, në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut filluan të dalin shkëndijat e para të formimit të qeverisë.

Koalicioni i LSDM-së mori 46 mandate, koalicioni i VMRO-DPMNE-së mori 44, BDI mori 15 mandate, koalicioni ASH-AAA siguroi 12 mandate, partia e majtë 2 dhe PDSH 1. Duke i parë numrat e rinj në Kuvend, mundësitë për një qeverisje stabile do të jenë të vështira përveç se nëse nuk arrihet një shumicë më e fuqishme parlamentare.

ASH – AAA nuk e përjashton koalicionin me BDI-në 

Edhe pse deri më tani nga koalicioni ASH-AAA ishin kategorik që nuk do të marrin pjesë në një qeveri ku gjendet edhe BDI-ja, duket se vendosmëria e tyre ka filluar të zbehet.  Nga ky koalicon gjatë ditës se djeshme kanë thënë se nuk përjashtojnë mundësinë që të ulen në tavolinë për të biseduar edhe me BDI-në.

Ne jemi parti politike, serioze, një koalicion që ka marrë një numër shumë të madh të votave, kemi 12 mandate dhe nuk guxojmë të sillemi pa përgjegjësi në këtë rast. Kjo domethënë që ne nuk përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë, normale, nuk ka asgjë të re apo ekskluzive që mund të ju themi. Ne jemi pjesë e procesit do të vazhdojmë të jemi, sa i takon formimit të Qeverisë ajo është punë e mandatarit, ai që do të merr mandatin sigurisht se do të vendosë se me cilin do të bisedojë”, ka thënë Shefik Duraku nga koaliconi “Tash është koha”.

Osmani tregon kushtet e koaliconit me partitë shqiptare

Nga ana tjetër, Bujar Osmani i BDI-së përshëndet iniciativën e ASH-AAA, duke dhënë madje 5 shtylla kryesore të negociatave me partitë shqiptare.

1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista.

2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emër të shqiptarëve me komunitetet tjera.

3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetje partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor.

 4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negocionuese të partisë fituese (si në vitin 2006).

5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare.

Gjatë fushatës parazgjedhore BDI dhe Koalicioni ASH-AAA kishin dallime të forta për sa i përket idesë së kryeministrit shqiptar, jo për ta kundërshuar idenë por për të nënvizuar se kjo ide e BDI-së është thjeshtë për të tërhequr sa më shumë vota. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar partitë shqiptare në një takim të përbashkët për t’u kordinuar se çka më tej pas fitimit të 32 mandateve nga partitë politike shqiptare, por ende nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë, pasi nga ASH-AAA kanë njoftuar se janë të zhëgnjyer nga “vjedhja e votave” që është bërë në dëm të tyre.

Zaev të mendojë koalicion me mbi 73 deputetë!

Mandatari i ri për formimin e qeverisë do të jetë Zoran Zaev nga LSDM-ja, e cila ka fituar gjithsej 46 mandate të deputetëve. Ai edhe pse në të kaluarën ishte në qeverisje me BDI-në e Ahmetit, deri më tani nuk preferon të vazhdojë nëj bashkëpunim të njejtë, edhe pse numrat e diktojnë një veprim të tillë. Nëse LSDM dhe BDI bashkojnë votat, atëherë do të mund të kenë një koalicon me 61 deputetë, që nga e kaluara është treguar se nuk është shumë i qëndrueshëm, pasi për çdo votim në Kuvend duhet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët e shumicës parlamentare.

Përveç këtij fakti, qeveria nuk është stabile dhe në çdo moment mund të ndodhë ndonjë mocion kundër qeverisë, pasi deputetë të caktuar mund të rrebelohen nga pakënaqësitë e mundshme.

Kjo formë e qeverisjes do të diktonte të zhvillohen sërish zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme, e të cila mund të ndodhnin sa bashku me zgjedhjet e ardhshme lokale pas dy viteve. Në këtë mënyrë nuk do të kishte mundësi të avancoheshin proceset e nisura në rrugën e integrimit evropian dhe do të pengoheshin shumë projekte të ardhshme. Suksese nuk do të kishte sepse opozita do të ishte shumë e fuqishme, ndërsa një shumicë e vakët parlamentare do të ishte vazhdimisht në presion.

Maqedonia e Veriut ishte notuar me kritika negative jo rrallë herë nga faktori ndërkombëtar për shkak të bllokimit të punës së parlamentit përmes zbrazëtirave në rregulloren e punës së parlamentit duke u propozuar herë njëri tabor politik e herë tjetri me mijëra amendamente rreth ligjeve të caktuara dhe jo beteja të zhvillohet përmes debateve konstruktive rreth ligjeve në fjalë.

Tek pala shqiptare ka edhe një moment të ri,pasi tani votimin e dyfishtë më nuk e ka vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, por ligjet mund të kalohen edhe me anë të deputetëve të ASH-AAA-së dhe BESË-s.

Zgjidhja idelae për të cilën Zaev do të duhej të mendojë është rritja e shumicës parlamentare edhe me deputetët e koaliconit ASH-AAA, me të cilët së bashku do të grumbullonte 73 deputetë, dhe nëse në të njëjtën qeveri futet edhe PDSH-ja, atëherë do të kishte gjithsej 74 deputetë që do ta çonin përpara procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Edhe për ndërkombëtarët do të ishte më e lehtë të mbështesin një qeveri të shumicës, të cilët do të kishin numrin e konsiderueshëm të votave për t’i miratuar ligjet që janë në harmonizim me BE-në.

Rreziku i vetëm në këtë model është mbetja e shqiptarëve pa opozitë, por dobia kryesore do të ishte se të gjithë partitë shqiptare do të bartnin përgjegjësi për (mos)realizimin e projekteve që janë në dobi të shqiptarëve. Nga ana tjetër, ata do të kishin mjaftueshëm vota që të detyrojnë edhe LSDM-në e Zaevit që të përkrahë projektet në dobi të popullatës shqiptare, e që fatkeqësisht ishin lënë në harresë për kohë të gjatë si në aspektin e gjuhës, arsmit, infrastrukturës, shëndetësisë dhe në rrafshin ekonomik.

Një qeverisje me përkrahjen e më shumë deputetëve do të ishte më stabile dhe më e sigurt drejt realizimit të projekteve madhore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!