Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar

Editorial: “Zëvendëskryeministër i parë”, post imagjinar që u krijua për t’i gënjyer shqiptarët kinse fituam diçka!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 1 maj – Qeveria apo Ekzekutivi siç njihet ndryshe, është bartësi kryesor i pushtetit në Maqedoninë e Veriut dhe është përgjegjësi kryesor për të gjitha proceset. Qeveria ka për detyrë të bëjë planifikimin dhe zbatimin e politikave të cilat paraprakisht votohen në Kuvend, e që janë në interes të qytetarëve.

Për arritjen e rezultateve sa më të mira dhe varësisht nga prioritetet që kanë shtetet, përcaktojnë edhe ministritë. Për nevojat e kujdesit ndaj ambientit shtetet formuan ministri të Mjedisit, por ka shtete që kanë ministri të Sportit, ose si rasti i Norvegjisë që ka ministri për çështje të Fëmijëve.

Krijohet posti imagjinar “zëvendëskryeministër i parë”

Maqedonia e Veriut, si shtet që fatkeqësisht është ende në tranzicion dhe që ende nuk ka pjekuri të duhur politike bën eksperimente të llojllojshme vetëm e vetëm për të mbuluar dështimet politike. Me formimin e fundit të qeverisë, ajo që bie ne sy është krijimi i dikasterit që nuk ka ekzistuar më parë, e që është posti i zëvendëskryeministri të parë. Në shikim të parë duket se është një e arritur shumë e madhe, por nëse hulumtohet më thellësisht ky post, del që në përmbajtje nuk ka asgjë esenciale. Duket se ky post është më shumë ceremonial dhe nuk ka asnjë nevojë strategjike për shtetin, pasi bartësi i këtij posti imagjinar vetëm udhëheqë seancat e qeverisë kur nuk është i pranishëm kryeministri e nuk a asnjë kompetencë vendimmarrëse.

Nëse analizohet hierarkia dhe përbërja strukturore e qeverisë, nga ajo që duket në ueb faqen zyrtare, del që nuk ka asnjë sqarim se cili është posti i zëvendëskryeministrit të parë. Cilat janë kompetencat e këtij posti, çfarë obligime ka, a ka staf të përcaktuar që punon për këtë post, sa është ai personel, cilat janë përgjegjësitë dhe obligimet dhe synimet që duhet të arrihen.

Kryeministri Zoran Zaev në formimin e qeverisë të gjithë funksionarëve iu kishte ndarë nga një letër mandatuese, ku iu sqaronte atyre se cilat janë detyrat dhe obligimet e tyre, e çfarë më konkretisht ata duhet të arrijnë gjatë mandatit katër vjeçar. Për çdo ministri dhe çdo post të zëvendëskryeministrit ka obligime dhe synime të qarta se çfarë në të vërtetë ata duhet të arrijnë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, por vetëm për pozitën e zëvendëskryeministrit të parë nuk ka asnjë obligim.

Kjo i bie se ky post është “imagjinar” dhe nuk ekziston askund, përveç në titullin që e bartë Artan Grubi, pa asnjë obligim dhe përgjegjësi, e sigurisht pa asnjë fuqi politike për të vepruar.

Kur nuk u morr kryeministri, lindi ideja e zëvendëskryeministrit të parë

BDI gjatë fushatës zgjedhore kishte dalë me një ide dhe moto bombastike se do të garojnë për postin e kryeministrit, i cili duhet të jetë shqiptarë. Me këtë moto ata vazhduan të gënjejnë popullin se e synojnë seriozisht këtë post dhe prandaj duhet të votohet ky subjekt. Sipas BDI-së kishte ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptarë!

Por, çfarë ndodhi me këtë moto të dështuar. Edhe pse shqiptarët kishin më së shumti deputetë se kurdoherë më parë, ata sërish nuk arritën që të marrin postin e kryeministrit. Zoran Zaev, ua hodhi poshtë idenë e cila kishte mashtruar mijëra shqiptarë. Të zënë në siklet dhe nga pamundësia që të kenë postin e zëvendëskryeministrit siç ishte më parë Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e imagjinuan postin e Zëvendëskryeministrit të parë. Me këtë Artan Grubi e promovonte veten si personi që është menjëherë pas Zaevit dhe se shqiptarët do të kenë sërish atë që duhej ta kishin.

Por, kjo u bë sa për të hedhur hi syve për dështimin e kryeministrit të parë shqiptar duke e paraqitur si diçka triumfuese për çka edhe u shkel edhe rregullorja e qeverisë për ta konkretizuar këtë pozitë të re.

Se është një pozitë boshe pa një peshë kishte folur edhe kryeministri Zaev kur qetësoi publikun duke thënë se duhet bërë një dallim të saktë se në mungesë të kryeministrit, Zëvendës Kryeministri i Parë e zëvendëson atë brenda fushës së kompetencave ku Grubi e udhëheq mbledhjen e qeverisë vetëm te pjesa e Komisionit për Sistemin Politik ku dhe është ministër me kompetenca.

Kjo i bie që nëse në mbledhje të qeverisë nuk është kryeministri Zoran Zaev dhe në mbledhje ka tema ekonomike, Artan Grubi edhe pse është zëvendëskryeministër i parë nuk mund ta udhëheqë këtë mbledhje dhe fatkeqësisht nuk mund të vendosë asgjë.

Qeveria i ka katër zëvendëskryeministra, edhe atë Artan Grubin si Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Lupço Nikollovski, Zëvendëskryetar i Qeverisë për luftën kundër krim dhe korrupsionit, Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike dhe Nikolla Dimitrov, Zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështjet evropiane.

Ndryshe nga zëvendës kryeministrat tjerë të cilët kanë kompetenca ekzekutive, Artan Grubi si zëvendës kryeministër nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive. Ai nuk mund të vendosë as për hapje të vendeve të punës, as nuk ka të paraparë buxhet për postin e tij, e as nuk ka plan-program se çfarë punon me këtë post.

Po të ishte ndryshe, Artan Grubi do të dilte në konferencë për media dhe do t’i sqaronte opinionit se cilën punë e ka bërë në kuadër të postit të zëvendës kryeministrit, ngjashëm siç dalin zëvendëskryeministrat të tjerë të cilët tregojnë se cilat masat ekonomike i kanë ndërmarrë për zbutjen e krizës ekonomike, ose cila është strategjia në luftën kundër korrupsionit ose çfarë ndodhë me çështjen e eurointegrimeve.

Andaj, fatkeqësisht me këtë post imagjinar vetëm se u mashtruan shqiptarët dhe u vetë promovua Artan Grubi si funksionar i lartë, e që në fakt është një zbehje e politikave shqiptare për dallim nga qeveritë e mëparshme. Kreu i BDI-së duhet të kërkojë llogari për këtë truk që ia ka shitur Artan Grubi, se kinse shqiptarët kanë arritur diçka të madhe që kurrë nuk e kanë pasur, por që në fakt është një fluskul në ajër.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...