Agjencia Zhurnal.mk

Editorial – Zgjedhjet i fituan shqiptarët – duhet të kapet momenti historik!

Editorial, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 16 korrik – Fitues kryesor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë shqiptarët. Pas 99% të votave të numëruara, shqiptarët në Kuvend do të kenë 33 deputetë, numër më i madh i deputetëve të fituar ndonjëherë, por që fatkeqësisht të ndarë në disa parti.

Sipas rezultateve dhe simulimit të bërë nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, koalicioni LSDM – BESA ka fituar 46 deputetë, VMRO DPMNE 44 deputetë, BDI 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, E Majta 2 deputetë dhe PDSH 1 deputet.

Brenda koalicionit LSDM & BESA, janë 5 deputetë shqiptarë edhe atë 1 nga LSDM dhe 4 deputetë nga BESA.

Rezultate nëpër njësitë zgjedhore:

Njësia zgjedhore 1:            LSDM& BESA – 8 deputët (Besa 1 deputet)

                                                VMRO DPMNE – 7 deputetë

                                                BDI – 2 deputetë

                                                ASH-AAA – 2 deputetë

                                                E Majta – 1 deputet

Njësia zgjedhore 2:            VMRO DPMNE – 7 deputetë

                                               LSDM & BESA – 7 deputetë (BESA 1 deputet)

                                               BDI – 3 deputetë

                                               ASH-AAA – 3 deputetë

Njësia zgjedhore 3:            VMRO DPMNE – 10 deputetë

                                               LSDM & BESA – 9 deputetë

                                               E Majta – 1 deputet

Njësia zgjedhore 4:            LSDM & BESA – 10 deputetë

                                               VMRO DPMNE – 10 deputetë

Njësia zgjedhore 5:            LSDM & BESA – 8 deputetë

                                               VMRO DPMNE – 8 deputetë

                                                BDI – 3 deputetë

                                                ASH-AAA – 1 deputet

Njësia zgjedhore 6:            BDI – 7 deputetë

                                                ASH-AAA – 6 deputetë

                                                LSDM & BESA – 4 deputetë (2 deputët BESA)

                                                VMRO DPMNE – 2 deputetë   

                                                PDSH – 1 deputet

Rezultatet tregojnë se ka një garë shumë të ngushtë të partive e që do ta bëjë edhe shumë të vështirë formimin e qeverisë. Mandatar për formimin e qeverisë do të jetë kryeministri i deritanishëm Zoran Zaev, i cili ka 46 deputetë, por do t’i nevojiten së paku edhe 15 deputetë për të qenë kryeministër. Koalicionimi me BDI-në, si fitues te shqiptarët do të jetë me i lehtë për t’u realizuar në bazë të numrave, por kushti kryesor i BDI-së është që ata të marrin pozitën e kryeministrit, për të cilën Zaev kishte theksuar disa herë se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Nëse Zaev do të kërkojë të bëjë qeveri me partitë tjera, atëherë do të duhet të marrë 12 deputetët e ASHA-së, 1 të PDSH-së dhe 2 deputetë të së Majtës. Pikërisht “E Majta” është partia që më së shumti e ka dëmtuar LSDM-në sepse ka qenë përkrahëse e Zaevit në zgjedhjet e kaluara, ndërsa u formua si parti pas mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive me LSDM-në, gjë që nuk dihet nëse do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes së Zaevit.

Në këtë lojë të formimit të qeverisë, e rëndësishme do të jetë edhe vota e Menduh Thaçit, i cili nuk dihet nëse do të pranojë të gjendet në të njëjtën qeveri me Zijadin Selën, i cili ia përçau partinë.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti pas kumtimit të rezultateve theksoi se duhet të matet mirë çdo parti e të vendosë nëse do të guxojë të fomrojë qeveri pa BDI-në, si fituese më e madhe te shqiptarët.

Kërkesa për kryeministrin shqiptarë mbetet valide, por pritet të shihet nëse shqiptarët do të dinë të kthejnë ujin në mulli të tyre, sepse e kanë momentin historik për të fituar barazinë që e kërkojnë me vite të tëra. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!