Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Zgjedhjet janë zgjidhje për situatën kaotike!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 5 qershor – Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe vendi nuk mund të vazhdojë pa institucione politike të legjitimuara në zgjedhje. Pikërisht për këtë arsye subjektet politike duhet të merren vesh dhe të vendosin sa më shpejtë që të ketë zgjedhje të reja, ose të rikthehen deputetët në Kuvend, me qëllim që të shtetit të funksionojë normalisht.

Dy ministrat e opozitës në qeveri teknike krijojnë turbullira

Dërgimi i mesazhit “nuk do të ndëshkojmë” – hapi derën e gjerë për ata që nuk respektojnë ligjin. Ata u ndjehen të mbrojtur nga policia, të cilët supozohet të mbajnë rendin në vend. Përplasjet vijnë nga Ministria e punëve të brendshme, ku ministrinë e drejton funksionar i opozitës, ndërsa zëvendësministra janë funksionarët e pushtetit. Kreu i kësaj ministrie ka pamje diametralisht të kundërta kur bëhet fjalë për sjelljen e Ministrisë së Brendshme në kushtet e coronavirusit. Roli i vonuar parandalues ​​i policisë dhe mos aplikimi i masave shtypëse na kanë sjellë në këtë situatë, kthimin e karantinës.

Vetë policia e mbyll syrin për një pjesë të qytetarëve, pasi ndëshkon një ojesë të qytetarëve dhe nuk ndëshkon nj ëpjesë tjetër të cilët gjithashtu kryenin kundërvajtje.

Në periudhën e fundit, ka pasur ulje të disiplinës si të policisë, ashtu edhe të qytetarëve. Ndoshta kjo u provokua nga disa deklarata politike. Ministri është ai që menaxhon Ministrinë e Brendshme dhe ai dërgon mesazhin se si duhet të pozicionohet Ministria. Nuk ka koordinim të duhur mes ministrit opizutar dhe zëvendësave të shumicës parlamentare.

Rrëmujë dhe pritje të gjata po ndodhin edhe me Ministrinë e punës dhe politikës sociale kur shumë qytetarë nuk mudn të marrin përgjigje për më shumë se 6 muaj për kërkesat e tyre për ndihma sociale, përkujdesje dhe ndihma të tjera. E gjithë kjo situatë shkaktohet me qëllim që qytetarët të ndihen të revoltuar me pushtetin.

Brukseli kërkon institucione funksionale

Edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka sugjeruar partitë politike që të gjejnë zgjidhje për datën e zgjedhjeve. Kërkesa dhe apeli i tij i drejtpërdrejtë ishte se është mirë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të ringritur institucionet, të cilat do të përballen me epideminë dhe pasojat që sjell. Institucione politike legjitime duhen edhe për fillimin e negociatave, që pritet të fillojnë gjatë qershorit. Zhbogar theksoi se nga njëra anë kemi situatë, ku nuk keni parlament, keni qeveri teknike me funksion të limituar, keni gjendje të jashtëzakonshme e cila nuk mund të zgjasë pa fund. Kjo nuk është gjendje e qëndrueshme, posaçërisht për krizën me koronën, kur ju duhen institucione për t’u përball me situatën.

Opozita kërkon të zgjasë situata jofunksionale

Partia maqedonase në opozitë VMRO DPMNE vazhdon të akuzojë se rritja e numrit të infketuarve gjatë ditëve të fundit është si rezultat i mosmenaxhimit të mirë nga ana e qeverisë. Ata akuzojnë se përderisa në gjithë Ballkanin coronavirusi po shuhet, tek ne ende ka filluar të lulëzojë. Ata konsiderojnë se janë qindra gënjeshtrat e ministrave të LSDM-së të cilat e kanë sjellë situatën në këtë gjendje.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se përpjekjet për manipulim të opinionit me numrat, vendosjes e orës policore si dhe përhapja e virusit për aktivitete parazgjedhore flasin se LSDM është parti më joparimore që rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Por, në fakt duket se kjo situatë po i shkon për shtati pikërisht partisë së Mickoskit. Ata kërkojnë të insistojnë tëmos ketë zgjedhje me qëllim që situata të mbetet e bllokuar dhe shteti të funksionojë me institucione gjysmake, duke krijuar kështu edhe më shumë pakënaqësi tek qytetarët. Joqëllimisht VMRO DPMNE kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të gushtit ose fillim të shtatorit, pasi e di qartë se në vjeshtë sipas të gjitha paralajmërimeve të epidemiologëve mund të ketë një valë të dytë të virusit.

Gjithashtu, nga kjo parti kërkojnë që të vazhdojë situata e tanishme me qëllim që ata të mbulojnë zbrazëtirat e tyre brenda partiake dhe në një farë forme mos të marrë fund asnjë epilog gjyqësor kundër funksionarëve të kësaj partie, mos të ketë Kuvend funksional që do të sjellë ligje të reja, mos të ketë lëvizje në rrugën e integrimit evropian dhe të mbetet e bllokuar gjithçka në rrafshin ekonomik, social e kulturor.

Konsensus për datën e zgjedhjeve

Situata me virusin do të diktojë zhvillimet politike dhe pikërisht për këtë arsye nevojitet të vendoset datë e zgjedhjeve me një konsensus politik, i cili mund të arrihet gjatë periudhës sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

BDI thekson se qëndrimi i tyre për datën e zgjedhjeve bazohet në dy parime. Parimi i parë është gjendja shëndetësore do të dikton të gjitha proceset e tjera shoqërore qofshin ato politike ose jopolitike dhe e dyta është se tentohet të arrihet konsensus për procesin zgjedhor. Kështu që dy javët shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme e kanë hequr pak presionin e datave që ishin propozuar për zgjedhje.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM dhe PDSh janë për zgjedhje të shpejta, 22 ditë nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Opozita shqiptare ASh-Alternativa sugjeron muajin korrik, ndërsa koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE sheh si periudhë më të përshtatshme fundin e muajit gusht ose fillimin e shtatorit.

Konform kushtetutës dhe dekretit qeveritar me fuqi ligjore, procesi zgjedhor duhet të vazhdojë aty ku u ndërpre, 22 ditë nga dita e zgjedhjeve. Nëse Presidenti nuk e vazhdon gjendjen e  jashtëzakonshme, atëherë zgjedhjet do të duhet të mbahen më 5 korrik.

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe vendi nuk mund të vazhdojë pa institucione politike të legjitimuara në zgjedhje. Subjektet politike duhet të merren vesh dhe të vendosin sa më shpejtë që të ketë zgjedhje të reja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...