Agjencia Zhurnal.mk
Editorial TOP LAJM

Editorial/Ziberi nuk ka argumente që të mohojë se nuk bëri fushatë për BDI-në!

Shkup, 27 janar – Ish kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, e që u trumbetua se ai do të jetë kryeministri i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi pritet të ulet së shpejti në kolltukun e Avokatit të Popullit, pasi një ditë më parë u votua në Kuvend. Fatkeqësisht Ziberi në deklaratat e tij të para pas marrjes së këtij posti u mundua të shfajësohet nga e kaluara e tij dhe kandidimi për kryeministër të parë shqiptarë.
Ziberi ka thënë se nuk është anëtar i partisë (BDI), nuk ka milituar te partia asnjëherë që nga themelimi i saj, ndërsa në të gjitha veprimet e tij, që nga viti 2002 kur është themeluar ky subjekt (BDI), ka mbështetur ose kundërshtuar këtë subjekt varësisht nga politikat që ka prodhuar ky subjekt. Ziberi e proklamon veten si kandidat jo partiak, por ai doli me siglën e BDI-së dhe nën ombrellën e Ahmetit. E si mund të jetë jo partiak një person që përfaqëson një parti dhe bën fushatë bashkë me liderin e saj dhe bashkëpartiakët e tij!
Tani ai po proklamohet si një person i denjë për Avokat të Popullit duke mohuar se ka qenë pjesë e BDI-së. Argumentet janë krejt ndryshe, sepse ai vazhdimisht në të gjithë fushatën zgjedhore ka bërë fushatë që të votohet numri 9, që ishte numri i partisë së BDI-së. Ai e madhëronte liderin e saj dhe i ftonte shqiptarët që të votojnë për këtë numër, të rrethojnë numrin 9 dhe t’i sjellin fitoren e radhës BDI-së.
Këtu ndoshta nuk ka asgjë të keqe, përderisa ai si kandidat kishte dalë në ballë të fushatës për të fituar vendin e Kryeministrit të parë shqiptarë. Por, defekti më i madh qëndron te manipulimi ndaj opinionit. Është e turpshme të thuhet se ai nuk ka bërë fushatë për BDI-në, është e turpshme të thuhet se Ziberi nuk e ka pasur mbështetjen e BDI-së dhe është edhe më shumë e turpshme që të mashtrohen shqiptarët se ai që kërkonte të bëhej kryeministër tani po bëhet avokat i popullit.
Avokati i Popullit edhe me dispozitat ligjore nuk duhet të jetë person që është i përfshirë në politikë, prandaj kundër këtij vendimi të Kuvendit është paralajmëruar nismë në Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së Ziberit dhe lidhjet e tij së fundi me politikën. Gjykata duhet të japë vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes që është bërë.
Naser Ziberi duhet të dëshmojë se nuk i shërben partive politike që e kanë zgjedhur por i shërben qytetarëve, e këtë e ka vështirë ta bëjë duke pasur parasysh se ai ishte kandiduar për funksionin më politik në shtet. Ziberi pohon pse ka “manipuluar” shqiptarët se do të bëhet kryeministër i parë shqiptarë, nuk është asgjë dhe nuk e bën aspak më pak të dobishëm për qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre, përkundrazi, mbrojtja e lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve do të varet nga ai.
Ziberi fatkeqësisht edhe pse ka pranuar postin e Avokatit të popullit nuk e mohon se se do ta kërkojë apo do të heq dorë nga pozita e kryeministrit. “Ai thotë se ajo është çështje që do të diskutohet mes partnerëve të koalicionit, pra mes BDI-së dhe LSDM-së dhe për këtë çështje, sigurisht që BDI-ja do ta vendos kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisë. Unë nuk i shmangem asnjë përgjegjësie nëse më ngarkohet, nëse vlerësoj se mund të jem kontribuues në realizimin e interesit publik”, thotë Ziberi, që duket si përgjigja më cinike që mund të dëgjohet ndonjëherë. Pas gjithë këtij manipulimi, ende ëndërron që të vendoset edhe në këtë post!
“Zhurnal” disa herë ka shkruar se Naser Ziberi, fillimisht moralisht duhet t’iu kërkoj falje shqiptarëve për mashtrimin e madh që ua ka bërë, ai duhet të dorëhiqet dhe të mos ulet në kolltukun e Avokatit të Popullit, sepse aty duhet të ketë person që nuk është i dirigjuar nga politika dhe person që do të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e qytetarëve.
Por, vetë Ziberi e theu dinjitetin e tij, ai përveç se shkeli premtimin për kryeministër, tani kërkon të mbështillet me “lëkurë të qengjit” se gjoja do të mbrojë interesat e qytetarëve, se gjoja ai bëri sakrificë të madhe duke lënë postin e premtuar të kryeministrit vetëm e vetëm që të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ziberi duhet të japë përgjigje herët a vonë për lojërat e tij me ndjenjat e shqiptarëve dhe me mashtrimin se ai do të jetë Kryeministër i parë shqiptarë!

Postime të ngjashme

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

“ZHBLLOKOHET KUVENDI” / Gjatë javës pritet vazhdimi i ndonjë prej seancave të mbetura plenare

R Zh

Pandov për Zhurnal: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të Qeverisë, në politikë nuk ka rastësi

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Ajdari për Zhurnal: Planifikojmë protesta të tjera por kërkojmë mbështetje nga partitë politike

Z H

Zaev parapëlqen që përsëri Shilegov të kandidojë për kryetar të Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...