Edona Llonçari i këndon ëmbël engjëllit të vet

Edona Llonçari nga Peja e cila jeton në Belgjikë, edhe pse qysh në fëmijëri kishte talent për muzikën, këtë dhunti për një periudhë të gjatë sikur e ka ndrydhur në vetvete për disa vjet për të shpërthyer pikërisht para pak kohe duke i kushtuar këngën e zemrës, krijesës së vet të shpirtit

 

Nuk thuhet kot se muzika është jetë dhe jeta pa muzikë është e pakuptimtë. Kësisoj vjen logjikshëm edhe përfytyrimi ynë se Edona Llonçari, me një ëmbëlsi dhe elegancë në sjellje, thjeshtësi në komunikim dhe me një karakter këmbëngulës, është tregues i shkëlqyeshëm që për sukses të vërtetë kurrë nuk është vonë.

Dëshira për t’u shprehur dhe komunikuar me publikun përmes performancës është padyshim ajo që e grish Edonën dhe të gjithë krijuesit tjerë. E gjithë kjo energji vjen si një zbulim i brendshëm, një kërkim për të gjetur tek vetja ndjenjën, dëshirën, e mbi të gjitha fuqinë për të përcjellë tek të tjerët atë që fle në shpirtin e saj.

Ajo, e ka mundur guximin, i ka kontrolluar emocionet duke tejkaluar vetveten dhe ka krijuar një këngë në kushte pandemie kushtuar Edionit, këngë e cila ka marrë vlerësimet pothuajse më të mira.

Ajo, sjelljen në këtë botë të fëmijës së vet, por edhe të çdo fëmije kujdoqoftë, e konsideron si zbritje të engjëjve nga qielli në tokë.

Fëmijët janë lulet e parajsës në tokë dhe e vetmja qenie e pafajshme, prandaj të rriturit nuk kanë të drejtë, kurrën e kurrës që t’ua prishin lumturinë.

Lumturia e tyre është bukuria e jetës.

Kënga “Djali jem”, lindi falë bashkëpunimit me Florent Boshnjakun, ndërsa teksti u shkrua nga Edona. Videoklipi u prodhua nga kompania EMF Creative.

Ja si e shpjegon Edona ardhjen e pa(ralajmëruar) të muzës së tekstit, të cilin pasazh po e hapim në mënyrë integrale pa e cenuar origjinalitetin:

“Ideja e projektit m’lindi me lindjen e djalit tim t’3t Edionit, i cili erdhi n’jetë me 1 maj t’vitit 2020. Ishte e vështirë, e quditshme dhe aspak e komfortshme t’sjellësh n’jetë nje fmi duke e patur nonstop maskën n’fytyrë. Pastaj, asnje vizitë nuk ishte e lejuar n’maternitet. Ditën që pasoj lindjen e djalit thash «duhet mami diqka me bo për ty, o mrekullia e nonës, dhe fillova me shkru, nuk e dija qka doja t’bëja, liber, poezi, …apo diqka tjetër por e dija që nuk do e leja me kaq, dhe krejt instinktivisht thash «mami don me ta dediku një këngë »; e shkrova tekstin, dhe pas disa muajve fillova hulumtimet rreth realizimit të një projekti t’tillë. E vërtetë që unë që nga mosha shumë e hershme e adhuroj muzikën, vallzoj dhe këndoj cdo ditë, kshtu fillojn dhe mbarojn ditet e mija por nuk e kisha mendu që një ditë realisht do e realizoj këtë; edhe pse ndoshta n’formë sekrete këtë e kisha dëshirë…Lindi Edioni, lindi projekti  ”

Edona ndonëse nuk kishte planifikuar të merrej seriozisht me muzikën, suksesi i kësaj kënge sikur i ka dhënë forcë dhe vetëbesim për të vazhduar edhe me këngë të tjera, por siç thotë ajo, këtë do t’ia lëmë kohës.

Në të kundërtën, Edona Llonçari, në Belgjikë dhe më gjerë, ka krijuar profilin e një gruaje të suksesshme në biznes, përveç që është aktive në industrinë e marketingut të rrjetit me një komani amerikane prestigjioze, ajo gjithashtu vepron edhe si përkthyese.

Origjinaliteti i saj, afërsia me njerëzit, janë karakteristika dhe virtyte që e bëjnë këtë grua, nënë e tre fëmijëve, një partnere të besueshme, të suksesshme dhe të fuqishme.

Me këtë rast, marrim shkas që ta përgëzojmë dhe kurajojmë në punën e saj me fjalën, Bravo dhe mos u ndal.

Related posts

Dafina zbulon listën e këngëve të albumit “Dafinë Moj”, spikatin duetet me nënën e saj dhe Tunën

Redaksia

Xhensila na vjen keq, por Tea e veshi e para! Dy vajzat bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

D V

Postimi i Melisës i bëri të gjithë të dyshojnë se është ndarë nga Andi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More