Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Edshtadler: Austria vetofrohet si ndërmjetësues mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Ministrja austriane për Europë dhe Kushtetutë, Karoline Edshtadler, gjatë vizitës së sotme në Shkup, pas takimit me zv,kryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në konferencë për media u shpreh se Austria ofrohet të jetë ndërmjetësues në tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për zhbllokimin e europerspektivës së vendit tonë, informon Zhurnal.

Siç shprehet ajo, integrimi i vendit tonë duhet të përshpejtohet dhe të jepet perspektivë.

“Dua të theksoj ofertën e Austrisë të jemi ndërmjetësues në kontestin me Bullgarinë. Tani bëhet fjalë për asgjë më pak se sa për të ardhmen tonë. Tani kur afrohet 9 maji – dita e Evropës, t’i përfshijmë vendet nga Ballkani perëndimor në dialog. Integrimi të përshpejtohet dhe të jepet perspektivë. Për këtë, Austria dëshiron si partner i vendeve nga Ballkani perëndimor të luajë këtë rol, duke e ditur se në nivel evropian duhet edhe disa gjëra të përfundohen që dialogu të vazhdojë”, theksoi Edshtadeler.

Dimitrov tha se premtimet e tij mbështeten në premtimet e Brukselit dhe nuk duhet zgjedhjet e ardhshme të jenë pengesë në tejkalimin e bllokimit nga Bullgaria.

“Këtu do të ketë zgjedhje lokale, në Bullgari në nëntor do të ketë zgjedhje presidenciale. Mendoj se nuk kemi të drejtë më herët të heqim dorë. Shumë vende anëtare të BE-së ndjejnë dhe kuptojnë se është koha e fundit sivjet të ketë lëvizje serioze drejt përmirësimit të idesë evropiane në rajonin tonë. Shumë është e vështirë nëse rasti i Maqedonisë nuk njihet dhe konfirmohet përmes konferencës ndërqeveritare. Rajonit i duhet sukses sivjet”, tha zv.kryeministri Dimitrov.

Edshtadler shtoi se Maqedonia nuk do të ngelet pas Shqipërisë kur bëhet fjalë për marjen e datës për negociata. Ajo shtoi se Maqedonia ka penguar gjithsej 52.000 migrantë ilegal të kalojnë pa leje në BE dhe rikujtoi se Shkupi do të marë gjithsej 120.000 Fajzer vaksina si donacion nga Brukseli.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...