Shkup, 24 janar – Informimi jo i saktë, tendencioz e për qëllimi fitimi është i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për një shoqëri. Infodemia është edhe më e dëmshme se pandemia, sepse nuk kemi të bëjmë me një virus por me një makineri që shpërndajnë pa reshtur gjëra janë shumë të rrezikshme për një shoqëri të tërë. “Lajmet e rreme” burimin e kanë nga “gazetaria pa redaksi”, që nuk dihet kush publikon atë lajm as kush qëndron prapa atij portali apo medias onlajn. Në këtë drejtim Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” ka realizuar hulumtim mbi temën “Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja ndaj proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023”. Qëllimi i hulumtimit është që të konfirmohet shkalla e ekspozimit dhe ndikimit të dezinformatave ndaj qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes kombinimit të analizave të karakteristikave të rrjedhës së dezinformatave me anketë të bërë në shembullin reprezentativ në nivel kombëtar, shkruan Zhurnal.
Çfarë përmban hulumtimi i realizuar nga Metamorfozis mbi deziniformimin –
Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në konferencë për media do t’i prezantojë gjetjet nga hulumtimi “Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja ndaj proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023”. Qëllimi i hulumtimit është që të konfirmohet shkalla e ekspozimit dhe ndikimit të dezinformatave ndaj qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes kombinimit të analizave të karakteristikave të rrjedhës së dezinformatave me anketë të bërë në shembullin reprezentativ në nivel kombëtar.
Hulumtimi tregon një ndryshim domethënës në shprehinë e informimit të qytetarëve, në krahasim me vitin e kaluar 2022. Informimi përmes kontakteve dhe komunikimeve personale ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit. Nëse vitin e kaluar vetëm 36% e qytetarëve janë informuar çdo ditë për zhvillimet dhe ngjarjet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre personale, këtë vit kjo përqindje është rritur në 64% dhe e tejkalon madje edhe përqindjen e qytetarëve që informohen nga televizionet vendore. Nga kanalet mediatike të informacionit, më të përfaqësuara janë televizionet vendore (61%), të ndjekura nga mediat sociale (58%).
Ka një ndryshim të dukshëm në krahasim me vitin e kaluar me portalet e internetit – vitin e kaluar 37% kanë marrë informacione nga portalet e internetit, ndërsa këtë vit kjo përqindje është madje 51%. Me përjashtim të stacioneve televizive vendore, që i nënshtrohen rregullores dhe Facebook-ut, i cili ka program për verifikimin e fakteve, të gjitha kanalet e tjera mediatike nga të cilat qytetarët informohen çdo ditë, nuk kanë asnjë politikë për t’u mbrojtur nga dezinformatat. Portalet e internetit, ndonëse duhet të respektojnë Kodin e Gazetarëve dhe disa kushte për t’u bërë pjesë e familjes vetërregulluese, në realitet, nuk e bëjnë këtë. Përveç kësaj, numri i portaleve të internetit në Regjistrin e Mediave Profesionale është dukshëm më i vogël se numri i portaleve aktive.
Kësaj duhet shtuar fakti se qytetarët informohen edhe nga portalet e internetit nga vendet fqinje (nga ku vjen numri më i madh i dezinformatave) dhe për të cilat nuk ka fare evidencë në vendin tonë. Duke marrë parasysh këtë situatë, nuk na habit fakti që përqindja më e madhe e qytetarëve kanë besim të plotë në informacionet që i marrin nga kontaktet personale (24%), ndërsa në stacionet televizive vendore, si kanal mediatik më shpesh i përdorur, vetëm 4% kanë besim të plotë. Informacionet e marra nga portalet e internetit dhe mediat sociale është plotësisht i besueshëm për më pak se 2% që tregon se, qytetarët edhe pse informohen çdo ditë nga këto media, kanë shumë pak besim tek ato.
Duket sikur qytetarët kanë krijuar një qëndrim se mediave nuk duhet t’u besohet. Paragjykimet e tilla të qytetarëve e vështirësojnë detyrën e mediave profesionale për informimin e drejtë për ngjarjet brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundëson hapësirë për përhapjen e lehtë të dezinformatave. Qytetarët janë të vetëdijshëm se dezinformatat paraqesin problem serioz në vendin tonë – rreth 83% e ndajnë këtë mendim. Një përqindje e lartë e qytetarëve, 42%, janë prononcuar se vetëm gjatë një jave vërejnë storje krejtësisht të trilluara për qëllime dhe agjenda politike të caktuara në mediat nga të cilat informohen – gjë që tregon se një përqindje e madhe e qytetarëve janë të vetëdijshëm dhe për çfarë qëllimesh shfrytëzohen dezinformatat.
Qytetarët gjithashtu e kuptojnë mirë natyrën e dezinformatave – madje 75% konsiderojnë se dezinformatat e inkurajojnë gjuhën e urrejtjes dhe ndarjet në shoqëri, kurse 68% pajtohen se dezinformatat janë një kërcënim për sigurinë. Gjatë kësaj, përqindja më e madhe e qytetarëve (pothuajse 40%) konsiderojnë se shteti nuk ka kapacitet për t’u përballur me kërcënimet nga dezinformatat dhe format e tjera të luftës speciale. Megjithatë, madje tre të katërtat e qytetarëve (75%) pajtohen me pohimin se dezinformatat duhet të sanksionohen me ligj, kurse një përqindje akoma më e madhe (87%) presin që Qeveria të ndërmarrë masa për t’u ballafaquar me dezinformatat në vend.
Prandaj, edhe secili shtet i rajonit duhet të krijojë mekanizma të posaçme për mbrojtje ndaj ndikim rus, i cili shpesh herë është i formave të ndryshme. Më i shpeshti dhe më së shumti që përdoret është ndikimi përmes mediave, pastaj sigurisht edhe përmes ndikimit ekonomik dhe atij politik përmes zgjatimeve të tyre që i kanë pothuajse në secilin shtet. Në Maqedoninë e Veriut si parti politike e cila përkrah fuqishëm orientimin pro lindor dhe është kundër NATO-s dhe BE-së është e Majta e udhëhequr nga, Dimitar Apasiev, i cili hapur dhe publikisht mbështet interesat ruse, madje edhe në kohën kur Maqedonia e Veriut sanksioni Rusinë për invazionin rus, kryetari i kësaj partie u taku me ambasadorin rus në Shkup. /Zhurnal.mk