Bota

Egjipt, ekzekutohen 13 persona

Egjipti ka ekzekutuar 13 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje të ngushta me Vëllazërinë Muslimane, njoftoi të dielën media e mbështetur nga opozita, transmeton Insajderi.

Autoritetet zbatuan dënimet me vdekje të disidentëve të burgosur politikë, tha në Facebook, Watan TV, i njohur për lidhjet me organizatën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës shtetërore Akhbar al-Yawm, 4 persona u ekzekutuan.

Të shtunën, Ministria e Brendshme egjiptiane zbatoi dënimet me vdekje të Yasser Abasiri, 49 vjeçar dhe Yasser Shakr, 45 vjeçar, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave kundër puçit ushtarak të vitit 2013 që rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi.

Të dy u mbajtën në burgun Tora në jug të Kajros, i cili njihet si burgu më i fortifikuar i vendit, pas gjykimit të tyre në çështjen e njohur publikisht si çështja “Biblioteka e Aleksandrisë”.

Postime të ngjashme

Trump: Unë udhëhiqja shumë shtete kryesore natën e kaluar, avantazhi u zhduk me magji

T E

Trump dhe Biden mirëpresin zhvillimet drejt zbulimit të vaksinës

Z H

Sulmi ajror në kufirin Siri-Irak, vritet komandanti iranian

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...