Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Egjipt, gjashtë vende arabe stërvitje të përbashkët ushtarake

Gjashtë vende arabe kanë filluar një stërvitje të përbashkët ushtarake në bazën ushtarake Mohammed Najib në Egjiptin veriperëndimor.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamir er-Rifai, deklaroi se Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jordania, Bahreini dhe Sudani po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të quajtur “Shpata Arabe”.

Aktivitetet brenda stërvitjes do të mbahen midis 17 dhe 26 nëntorit. Më tej nënvizohet se ushtarët dhe pajisjet e vendeve pjesëmarrëse në stërvitje u transferuan në Egjipt nga ajri dhe deti, si dhe u njoftua se forcat tokësore, ajrore dhe detare të gjashtë vendeve morën pjesë në stërvitje.

“Si pjesë e stërvitjes, që synon të forcojë bashkëpunimin ushtarak midis vendeve arabe, u zbatuan metodat e standardizimit të koncepteve të indoktrinimit, ekzekutimin e duhur dhe në kohë të detyrave, si dhe organizimin e bashkëpunimit të përbashkët, teknikave dhe aftësive”, theksohet më tej.

Gjashtë vende arabe zhvilluan stërvitje të përbashkët ushtarake në Egjipt gjithashtu edhe në nëntor 2018. Kuvajti mori pjesë në stërvitje dy vjet më parë, por Sudani jo. Tërheq vëmendjen se Kuvajti nuk mori pjesë në stërvitjen e këtij viti.

Postime të ngjashme

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

‘Të gatshëm për të vdekur’: Protestuesit e Mianmarit mblidhen pas sulmeve brenda natës

T E

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

Papa Françesku vizitoi rajonin e zotëruar dikur nga IS-i

T E

Çfarë duhet të presim në vitin 2021 nga grupi i ri i veturave, Stellantis?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...