Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Ejvallah”- Ja si i përgjigjet Rama komenteve të Dendias për Turqinë

Kryeministri Edi Rama iu “kundërpërgjigj” deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, se Turqia po shkatërron stabilitetin në rajon, me një fjalë të vetme.

“Ejvallah”, kështu e përshëndeti kreu i qeverisë ministrin grek në përfundim të konferencës së përbashkët për mediat, si për të treguar miqësinë e palëkundur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ministri Dendias u shpreh se Turqia po ecën në drejtim të kundërt me BE-në, dhe më tej i bëri thirrje unionit që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake, të cilat sipas tij po  destabilizojnë rajonin.

“Turqia po shkel kriteret themeltare të BE-së. Nga ana politike dhe ekonomike, i kemi dërguar letër Varlehey-t duke theksuar se Turqia po shkel unionin doganor,  dhe se duhet të shqyrtohet marrja e masave.Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e unionit doganor, si një ide e qartë për sjelljen e Turqisë.

Kam theksuar dhe te homologët europianë veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor, si dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë. Sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë”, – tha Nikos Dendias.

Postime të ngjashme

Prokurorët e Hagës nisën intervistimin e komandant Adem Shehut

T E

I ftohti “pushton” Tiranën, temperaturat priten të zbresin në – 0 Gradë celsius

T E

Dëbora bllokon rrugën, banorët e fshatit Panarit të Korçës prej 14 ditësh të izoluar

T E

Presidenti Ilir Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi për marrëveshjen për vaksinën anticovid

S.B.

Uji nuk tërhiqet/ Në Gjorm të Kurbinit janë bllokuar kanalet kulluese

S.B.

Vasili: Qeveria bën propagandë me pandeminë, situata është emergjente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...