Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ekip policor nga Maqedonia do të kujdeset për sigurinë në Bukuresht për EURO 2020

Bukuresht, 11 qershor – Në kampionatin evropian në futboll EURO 2020, ku për herë të parë do të marë pjesë edhe reprezentacioni i Maqedonisë, MPB në bashkëpunim me policinë e Romanisë dhe shërbimet e UEFA-s, do të dërgojë një ekip prej 5 policëve të cilët nga sot do të deri më 18 qershor do të jenë prezent në Bukuresht të Romanisë, informon Zhurnal.

Detyra e zyrtarëve policorë është që së bashku me një ekip policor të Romanisë, Austrisë dhe Ukrainës të krijojnë kushte sigurie që ky eveniment sportiv të kalojë në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, njëkohësisht t’u dalin në ndihmë qytetarëve tanë të cilët do të jenë prezent në Bukuresht gjatë qëndrimit atje.

Nga MPB bëjnë të ditur se në këtë mënyrë, konfirmohen kapacitetet profesionale të zyrtarëve tanë policorë, si dhe përkushtimi evropian, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë në sigurimin e ngjarjeve sportive me rezik të lartë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...