Ekipet e EVN-së në zonën e fshatit Kalishtë të Strugës, kanë gjetur një granatë të vjetër

nga D. V.

Më 28.04.2025 në ora 11.20 në NJPB Strugë është denoncuar se ekipi i EVN Maqedoni, gjatë kryerjes së punëve në zonën e fshatit Kalishtë të Strugës, ka gjetur një granatë të vjetër. Nga këqyrja e kryer është konstatuar se bëhet fjalë për një projektil artilerik nga Lufta e Parë Botërore, të kalibrit 105 milimetërsh si dhe një gëzhojë me kapsollë të kalibrit 105 milimetërsh. Sendet e gjetura janë ngritur në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesit e autorizuar të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More