Ekipet e Komunës së Çairit lirojnë hapësira publike të uzurpuara

Ekipet e punës të Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme kanë larguar barrikada hekuri me të cilat ishin uzurpuar hapësira publike të dedikuara për parkim të veturave në rrugët: “Mehmet Gega” (“August Cesarec”), “Nikolla Maleshevski”, “Ismail Qemali” (“Bllagoja Paroviq)”, “Petar Icko” dhe “Xhon Kenedi”.

 

“Këto hapësira që u liruan sot nga ekipet tona janë hapësira publike dhe jo pronë private.

Aksionet e tilla për lirimin e hapësirave publike do t’i vazhdojmë për çdo ditë të vetme, derisa t’i lirojmë të gjitha hapësirat e uzurpuara publike në Komunën tonë.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje të dëshmojmë se jemi qytetarë të ndërgjegjshëm dhe se pronën publike nuk do ta keqpërdorim në asnjë rast, e hiç më pak ta uzurpojmë”, theksojnë nga komuna e Çairit.

Ekipet e Komunës së Çairit lirojnë hapësira publike të uzurpuaraEkipet e punës të Komunës së Çairit gjatë ditës së…

Posted by Visar Ganiu on Monday, August 23, 2021

Related posts

Zaev: Papunësia ka rënë në shkallë historike prej 15.9 përqind

D V

Hoxha: Deputetët të japin mbështetje për ndryshimet me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune

D V

VMRO-DPMNE kërkon nga LSDM-ja dhe BDI-ja të mos kërkojnë ndryshim të tekstit të rezolutës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com