Agjencia Zhurnal.mk

Ekipi i filmit “Zana” me pritshmëri të larta në garën e festivalit prestigjioz

Filmi që ishte kandidat i Kosovës për t’u nominuar për “Oscar”, ani pse nuk ia ka dalë të hyjë në dhjetëshen që vazhdoi rrugëtimin drejt çmimit prestigjioz, në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj (jo anglisht), po vazhdon rrugën nëpër festival. Të shtunën “Zana”, me regji nga Antoneta Kastrati, ka pasur premierën amerikane në festivalin e kategorisë A, “Palm Springs International Film Festival”. Në mesin e yjeve si Charlize Theron, Jennifer Lopez dhe Salma Hayek, që morën rrugën këtë javë për në Kaliforni, ku po mbahet edicioni i 31-të i Festivalit, janë edhe regjisorja kosovare Antoneta Kastrati dhe filmbërësja Sevdije Kastrati. Dy motrat kanë prezantuar filmin e tyre “Zana”, i cili është në garë në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. Premiera botërore e “Zanës” ishte dhënë më 7 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

“Zana” është një dramë ku personazhet përplasen me forca mistike, ankthe, besëtytni dhe magji. Filmi shpërfaq historinë e Lumes (Adriana Matoshi) dhe burrit të saj Ilirit (Astrit Kabashi). Lumja e ndjekur nga ankthet e natës dhe nga dështimet e shtatzënësisë dërgohet te magjistarë të ndryshëm ritualesh të pazakonshme me qëllim që ta shërojnë nga magjia e zezë, mirëpo kur ajo mbetet shtatzënë, kujtime të errëta nga koha e luftës do të kthehen duke i ndjekur atë dhe fëmijën e palindur.

Pritjet nga ky festival janë të larta për ekipin e filmit. Regjisorja Antoneta Kastrati ka treguar për gazetën nga Kalifornia, ku është duke u mbajtur Festivali, se “Zana” është pritur shumë mirë të shtunën, kur pati edhe premierën amerikane. Disa minuta para se filmi të shfaqej përsëri të dielën, më 5 janar në orën 12:45, Kastrati ka thënë se publiku ka qenë i interesuar shumë për filmin dhe tematikën e tij. “Zana” në kuadër të këtij festivali do të shfaqet edhe më 11 janar, duke filluar nga ora 14:30./koha.net

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...