Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekipi i OBSH hyn në laboratorin e virologjisë në Wuhan, takon ‘Gruan e Lakuriqëve’

Wuhan, Kinë -Një ekip hetuesish i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vizitoi një laborator kërkimesh për viruset në qytetin qendror të Kinës, Wuhan dhe u takua me virologen më të shquar atje për kërkimin e origjinës së pandemisë COVID-19.

Ekspertët kaluan rreth tre orë e gjysëm në Institutin e blinduar të Virologjisë në Wuhan, që ka qenë në qendër të disa teorive konspirative që pretendojnë se një rrjedhje nga laboratori shkaktoi shpërthimin e parë të koronavirusit në qytet në fund të vitit 2019.

“Një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm sot me stafin në laborator, përfshirë Dr. Shi Zhengli. Frank, diskutim i hapur. Pyetjet kryesore, të bëra dhe të përgjigjura, ” shkroi përmbledhtaz, anëtari i ekipit Peter Daszak në Twitter.

Shkencëtarja Shi, studiuese e famshme e viruseve, e përqendruar prej kohësh tek koronavirusët e lakuriqëve të natës – që i ka dhënë asaj pseudonimin “Gruaja e Lakuriqëve” – ishte ndër të parët vitin e kaluar që e izoluan koronavirusin e ri që shkaktonte COVID-19-ën.

Postime të ngjashme

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Dy njerëz të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

D V

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022

D V

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...