Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekipi i OBSH-së niset drejt Kinës pa marrë miratimin e autoriteteve

Ekipi i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nisur drejt Kinës për të filluar hetimet rreth origjinës së koronavirusit pa marrë miratimin e autoriteteve kineze.

Lajmi u dha nga kreu i organizatës së Kombeve të Bashkuara,  Tedros Ghebreyesus i cili u shpreh i zhgënjyer për mungesën e aprovimit nga Pekini zyrtar.

“Kam qenë në kontakte me drejtues të lartë të Kinës dhe sqarova se ky mision është një prioritet i OBSH”, u shpreh Ghebreyesus.

OBSH lajmëroi disa javë më parë se do të dërgonte një mision në Kinë me shpresën që ekspertët do të zbulonin diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19. Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriu, por ka disa shtete në botë që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Wuhanit, qytet ku nisi pandemia.

Kina prej kohësh është akuzuar nga shumë vende të botës se vonoi në marrjen e masave dhe ndarjen e informacioneve për rrezikun që paraqiste koronavirusi./A2CNN

Postime të ngjashme

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

Izraeli rihapet, ndërsa të dhënat tregojnë se vaksina Pfizer funksionon

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...