Ekipi i Shilegov përforcohet me të gjelbërtin Mirosllav Bogdanovski si inspektor kryesor i qytetit

Shkup, 1 korrik – Deputeti i “DOM” Mirosllav Bogdanovski ka dhënë dorëheqje si deputet për t’u kthyer në funksionin e tij të mëparshëm si inspektor kryesor në Qytetin e Shkupit. Bogdanovski në vitin 2018 bëri transfer nga ISHAJ dhe përforcoi ekipin e Shilegov, ndërsa inspektorati i Qytetit të Shkupit në mënyrë të konsiderueshme kontriboi në luftën për ajr të pastër me disa projekte dhe aksione: fushatë për mos ndezje të kallamishteve, fushata 193, ndëshkimi efikas i ndotësve (duke përfshirë dhe institucionet shtetërore) ndërsa e zbuloi dhe skandalin e madh me trajtim jo të duhur me mbetjet mjekësore. Imazhi i Bogdanovskit si luftëtar për një Shkup të gjelbër kontriboi për fitoren e koalicionit të LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore.

 

Bogdanovski në FB faqen e tij sqaroi pse ka vendosur të kthehet në vendin e tij të vjetër të punës si inspektor në Qytetin e Shkupit dhe përforcoi ekipin e Shilegov:

“Të nderuar, unë sot dhash dorëheqjen time nga funksioni deputet në Kuvend. Dua të potencoj se ngelem maksimalisht i përkushtuar për mbrojtje të ambientit jetësor. Kështu, unë kthehet në vendin tim të vjetër të punës në inspektoratin e qytetit të Shkupit dhe me gjithë integritetin tim profesional dhe vendosshmëri, të kontriboj në luftën kundër ndotësve, mafinë urbane dhe të parandaloj shkatërrimin e gjelbërimit”.

Bogdanovski potencon se është person i aksionit dhe se si pjesë e të gjelbërve evropian do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen e gjelbër të BE-së dhe Agjendës së gjelbër për Ballkanin perëndimor:

“Qytetarët kërkojnë luftëtarë të gjelbër, të ndershëm dhe pa kompromis që çdo ditë janë në teren, larg nga ulëset komode. Të gjelbrit nuk janë elitar dhe demagogë, por janë persona të aksionit. Unë si pjesë e të gjelbërve evropian, me atë bindje hapëroj më tepër se një dekadë dhe konsideroj se shumë më tepër mund të bëhet direkisht në teren se sa nga foltorja. Për këtë dua që me ekipin tim të inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe në bashkëpunim me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për ambient jetësor, Ana Petrovska, të kontribojmë në zbatimin e marrëveshjes së gjelbër të BE-së dhe agjendës së gjelbër për Ballkanin perëndimor”.

Bogdanovski sqaroi se pse së bashku me Petrovskën para një muaji u shkarkuan nga pozitat nënkryetarë të partisë në DOM: Të rikujtoj, unë dhe Ana Petrovska ishim të shkarkuar në mënyrë jo statutare nga pozitat nënkryetarë të partisë nga një grupë e vogël të elitistëve në DOM të udhëhequr nga kryetarja Maja Moraçanin. Edhe përskaj kësaj, vazhdojmë të luftojmë për vlerat e gjelbërta njëlloj si deri tani, në interes të aktivistëve dhe qytetarëve të gjelbër. Do të tregojmë dhe dëshmojmë se lufta në teren është mënyra jonë për realizimin e politikave të gjelbërta”.

Bogdanovski është shembull i rallë i politikanët i cili heqë dorë nga “karrigeja” me pagë të madhe dhe privilegje, që të pranojë pozitë me të cilën mund të bëjë ndryshime për një Shkup më të gjelbërt.//Zhurnal.mk

Related posts

Për shkak të punimeve, 15 deri në 20 minuta ndërprerje të trafikut në aksin Presekë – Pesoçan

N E

“Lagjja e Trimave”/ Mbrojtja kërkon rigjykim të rastit

Z H

Analizë/ Mjekët nga Maqedonia e Veriut ja tejkalojnë edhe SHBA-së në politikë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com