Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës është nisur sot (e mërkurë) për në Francë, aty ku zhvillohet Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës ka njoftuar se i gjithë ekipi, sportistët dhe stafi janë nisur drejt Parisit.Synimi i tyre është t’i sjellin Kosovës medaljet e ardhshme olimpike, ashtu siç kanë bërë në disa nga herët e kaluara.
Ndryshe, Lojërat Olimpike “Paris2024”, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris të Francës.
Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024. Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.