Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Eko Guerilla” në letrën drejtuar kryeministrit kërkon përgjigje në lidhje me dëmet e ujit të pijshëm për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve

Tetovë, 26 shkurt – Shoqata “Eko Guerilla” i ka dërguar letër kryeministrit Zoran Zaev duke pyetur nëse ai e di se problemet e furnizimit me ujë tashmë po ndjehen për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve në Malin Sharr e cila rrezikon burimet natyrore të ujit. Ata shpjegojnë dhe pyesin kryeministrin nëse ka njohuri mes Qeverisë që jepen subvencione për ato objekte që shkatërrojnë natyrën dhe mjedisin.

“I nderuar kryeministër Zaev, a e dini se ditët e fundit Tetova mbeti pa ujë? Arsyeja: në vendndodhjen Leshnicë në Malin Sharr në stacionin e sapo ndërtuar ka rrëshqitje të mëdha të tokës që kanë dëmtuar seriozisht rrjetin. Pasojat: vendndodhja e hidrocentralit të vogël është në një distancë prej rreth 300 metra afër kaptazhës, i cili është një nga hidrocentralet që shkatërrojnë mjedisin në Malin Sharr. Drejtoresha e Inspektoratit Mjedisor, Ana Petrovska, paralajmëroi në nëntor se me ndërtimin e hidrocentralit në Leshnicë ekziston mundësia e ndotjes së ujit dhe furnizimit me ujë të qytetit të Tetovës. Dhe sot po përballemi me këto pasoja. Organizatat mjedisore dhe ekspertët ju kanë paralajmëruar paraprakisht për këto pasoja katastrofale”, thuhet në letrën e “Eko Guerillës”.

Sipas organizatës nga Tetova, ligji për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar është bërë në atë mënyrë që të mundësojë ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Sipas tyre, Qeveria po e shkel ashpër Konventën e Bernës dhe Arhusit.

“Shoqata Ekovest dhe Shoqëria ekologjike maqedonase ju drejtuan me kërkesë për të ndërprerë koncesionet për hidrocentrale të vegjël në Malin Sharr dhe kërkesë për anulimin e subvencioneve për prodhuesit e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vegjël, duke shpjeguar të gjitha arsyet dhe argumentet. Ne nuk e dimë nëse e keni lexuar apo iu përgjigjur kësaj letre. Siç tashmë jeni njohur, hidrocentralet e vegjël kontribuojnë në sistemin kombëtar të energjisë me rreth 4,6 për qind prej prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike dhe subvencionohen çdo vit me mbi 13 milion euro – mjete që mblidhen drejtpërdrejtë nga faturat e energjisë elektrike të qytetarëve. Dëmet nga këto hidrocentrale të vogla janë të njohura në vendin tonë, por edhe në vendet fqinje. A jeni në dijeni që Qeveria po subvencionon ekocidin me shkatërrimin e natyrës dhe mjedisit”, pyesin në letrën e “Eko Guerillës”.

Ata më tej theksojnë se fshatrat Tearcë, Dobroshtë janë privuar nga e drejta për ujë të pijshëm që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël dhe janë të detyruar të blejnë ujë të pijshëm në shishe. Ata pyesin se çfarë ka bërë qeveria në lidhje me këtë gjë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...