Eko – Vetëdije: Memorandume për kryetarët e ardhshëm të komunave t’i përmbahen parimeve për një tranzicion të drejtë

Shkup, 9 tetor – Me qëllim që të nxitet procesi i tranzicionit të drejtë në Maqedoninë e Veriut, Eko-Vetëdije u bën thirrje kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të vitit 2021 për rajonet  në të cilat bëhet eksploatimi i qymyrit si dhe të gjitha rajonet me miniera të hapura dhe rajonet në territorin e të cilave ka kapacitete industriale me emisione të larta të gazrave të qelqta, të obligohen se do t’i respektojnë  tetë parimet bazë të tranzicionit të drejtë.

 

Kuptimi i konceptit tranzicion i drejtë, përcaktimi i rajonit territorial relevant,  njohja e  potencialit të rajonit, sipas atyre  të cilët i sjellin vendimet, zbatimi i konsultimeve me bashkësinë, mësimi nga tregimet e suksesshme, mbështetja në nivel qendror dhe identifikimi i instrumenteve  financiare, janë tetë parimet të cilat janë cituar në memorandumet për kryetarë të komunave.

Ata përkujtojnë se edhe Maqedonia e Veriut duhetr ta japë kontributin  në kufizimin e rritjes globale të temperaturave nga nivelet  paraindustriale nën 2 gradë Celsius, por me qëllim që të bie në 1,5 gradë Celsius, si dhe të ndërmerren masa për zvogëlim të emisioneve nacionale të gazrave të qelqta dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.  

Related posts

Ahmeti – Palmer: Liderët e Ballkanit Perendimor të zgjidhin çështjet e vështira politike

Z H

Arjanit Hoxha: Tetovën e fiton Lëvizja Besa

Redaksia

Gashi nga Tearca: Në këto zgjedhjet t’i japim fund epokës së rëndë të migrimit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More