Ekonomia e Kinës pritet të ruajë një tendencë të qëndrueshme dhe pozitive në gjysmën e dytë të vitit

nga V.E.

Ekonomia kineze pritet të ruajë trendin e saj të qëndrueshëm dhe pozitiv në gjysmën e dytë të vitti, pas një rikuperimi të qëndrueshëm në periudhën janar-qershor, deklaroi Yuan Da, zyrtar në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Ai theksoi ndryshimet pozitive në tregues të ndryshëm ekonomikë për korrikun, si rritja më e shpejtë e prodhimit të energjisë, përmirësimi i pritshmërive të tregut dhe një rritje dymujore e indeksit të menaxherëve të blerjeve të prodhimit. Sipas tij, përzierja e politikave të qeverisë që vazhdon të hyjë në fuqi do të nxisë përmirësime ekonomike.

Kina ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të zgjeruar dhe forcuar politikat e favorshme për sipërmarrjet këtë vit, duke krijuar kështu një mjedis të qëndrueshëm politikash dhe duke rritur besimin e bizneseve. Po ashtu u zbatuan një sërë masash të reja, duke përfshirë mbështetjen financiare për firmat e teknologjisë, stimujt për konsumin e automobilave dhe elektronikës dhe masat për të forcuar ekonominë private.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në përgjigje të ndryshimeve të reja ekonomike në tremujorin e dytë, një grup tjetër masash po vihet në fuqi në kohën e duhur për të ofruar mbështetje të fortë politike për rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike, tha Yuan.

Sipas tij, këto masa përfshijnë uljen e normave të interesit, stimulimin e konsumit, rinovimin e fshatrave urbane në qytete dhe zgjerimin e emetimit të produkteve të besimit të investimeve në pasuri të paluajtshme në sektorin e infrastrukturës. (Irma)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More