Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ekonomia e Kosovës gjatë këtij vitit pritet të tkurret me rreth 6.7 për qind

Zhurnal Ads

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për vitin 2021 para Kabinetit Qeveritar, ka theksuar se menjëherë pas rishikimit të KASH-it, MF ka filluar me procesin e hartimit të Buxhetit për vitin 2021 dhe shtoi se kemi bërë më të mirën për të përgatitur një Projektligj të Buxhetit i cili është gjithëpërfshirës dhe iu përgjigjet sfidave që kemi para nesh.  

Ministrja më tej tha se duhet të kemi parasysh se jemi duke u përballur me një sfidë të pa-zakontë për shkak të pandemisë, e cila na ka imponuar të ndërmarrim veprime mjaft agresive, ashtu që këtë sfidë ta kalojmë me sukses dhe se ky projektbuxhet reflekton synimet kyçe të Qeverisë që janë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.

Sipas saj gjatë përgatitjes së këtij projektligji, kanëmi zhvilluar konsultime të ngushta me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në këtë drejtim përgjithësisht ndajmë pikëpamje të ngjashme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për kornizën fiskale të vendit tonë. 

Ministrja Bajrami theksoi se në bazë të zhvillimeve ekonomike dhe fiskale të deritanishme dhe mbi pritshmëritë e ecurisë së tyre deri në fund të vitit, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, ekonomia e Kosovës gjatë vitit aktual (2020) pritet të tkurret me rreth 6.7% në terma realë dhe se efekti negativ i pandemisë mendohet se ka arritur kulmin në tremujorin e dytë të vitit 2020, si rezultat i mbylljes së aktiviteteve ekonomike dhe masave të tjera. 

Sipas saj ndërsa gjatë vitit 2021, presim që ekonomia  e Kosovës të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik, me rreth 5.2%, duke iu rikthyer nivelit të ngjashëm të regjistruar para krizës COVID-19. 

“Kontributi kryesor për rritjen ekonomike në vitin 2021 pritet të vijë kryesisht nga eksporti, veçanërisht ai i shërbimeve për t’u ndjekur nga investimet private”, tha Bajrami.
 
Ministrja e Financave shtoi se  gjatë prezantimit të të hyrave buxhetore, theksoi se duke u bazuar në projeksionet më të fundit fiskale, të hyrat tregojnë se në vitin 2021 ato do të jenë në vlerë prej 1 miliardë e 886 milionë euro dhe se krahasuar me vlerësimet në Buxhetin e Rishikuar për vitin aktual 2020, presim një rritje prej 5.5%, ose në vlerë nominale për rreth 100 milionë euro më shumë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mërgimtarët nga këto vende, vikendin e ardhshëm nuk mund të hyjnë pa testin PCR

S.B.

Betejë e hapur mes partnerëve, AAK e akuzon LDK-në për korrupsion

S.B.

Zemaj: Ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë

B M

Osmani takim virtual me Ambasadorin Philip Kosnett, flasin për zhvillimet e fundit politike

B M

Hysni Gucati del para Gjykatës Speciale më 1 tetor

admin

Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...