Ekonomia kineze dëshmon rritje dhe kontribut në sferën globale

nga V.E.

Kina ka pasur rimëkëmbje e rritje ekonomike dhe bazat që mbështesin rritjen afatgjatë të ekonomisë së dytë më të madhe në botë mbeten të pandryshuara, tha ambasadori kinez në ShBA Xie Feng.

Në artikullin me titullin “Ekonomia kineze po ecën më mirë sesa mund të mendoni”, të botuar në “Washington Post” të enjten, Xie nënvizoi se prodhimi i brendshëm bruto i Kinës u rrit me 5.5 për qind në gjysmën e parë të vitit, duke tejkaluar shumicën e ekonomive kryesore. Banka Botërore, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë që ekonomia kineze në vitin 2023 do të rritet përkatësisht me 5.6, 5.4 e 5.2 për qind.

Duke cituar këto të dhëna, Xie tha: “Siç ka ndodhur për shumë vjet, Kina mbetet motori më i rëndësishëm i rritjes globale.”

Shtresa me të ardhura të mesme në Kinë – më shumë se 400 milionë njerëz tani – pritet t’i kalojë 800 milionët deri në vitin 2035, shtoi ai.

Ndërsa Kina vazhdon të përmirësojë konsumin, të lehtësojë hyrjen në treg, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të forcojë zinxhirët e furnizimit dhe industrisë, bazat që mbështesin rritjen e saj afatgjatë mbeten të pandryshuara, theksoi ai.

Ambasadori kinez tha se një nga pikat kryesore të ekonomisë së Kinës në gjysmën e parë të vitit 2023 është rikthimi i konsumit, i cili kontribuoi për 77.2 për qind të rritjes, mbi 44 pikë përqindjeje më shumë se vjet.
Në artikull, Xie theksoi gjithashtu se elasticitetin e tregtisë së jashtme të Kinës dhe forcën tërheqëse të saj për investimet e huaja.

Kina vazhdon të zërë rreth 14 për qind të tregut global të eksportit, ndërsa eksportet e saj të automjeteve elektrike, baterive litium-jon dhe qelizave diellore u rritën 61.6 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More