Ekonomia shqiptare e mbytur nga euro, ekspertët: Korrupsioni, dhe ekonomia e zezë jashtë shkaku kryesor

Sipas Agalliut banka qendrore dhe autoritetet duhet të marrin masa për nxitur përdorimin e lekut, veçanërisht në sektorë që dominojnë lëvizjen e kapitalit në Shqipëri.

 

TIRANË– Me gjithë masat e Bankës së Shqipërisë për të rritur përdorimin e monedhës vendase, sërish përdorimi i euros në ekonomi mbetet në nivele mjaft të larta. Në raportin për deeuroizimin, banka qendrore konstaton se në pjesën e parë të vitit përdorimi i valutës nga sektori bankar ka shënuar ndryshime të lehta. Eksperti për ekonominë Arbi Agalliu shpjegon se përdorimi i lartë i valutës në vend, lidhet kryesisht me prurjet nga ekonomia e zezë dhe pa formalizim të saj, masat nuk mund të japin efektet e pritshme.

“Por, ajo që ngre pikëpyetje të mëdha janë është fakti se rreth 90% e shqiptarëve thuajse i kanë të ardhurat në lekë, shtrohet pyetja pse në euro? Kjo të bën të besosh që në ekonominë shqiptare qarkullim të asaj që është ekonomia e zezë. Ndërtimi dhe sektorë të tjerë si koncesionarët e automjeteve janë në euro, çdo transaksion i rëndësishëm në realitetin shqiptar bëhet në euro. Në momentin kur ekonomia është e formalizuar, atëherë kreditimi, depozitat, aktiviteti ekonomik i vendit do të bëhet në valuta sipas kontributit të gjithsecilit që ka në ekonomi“.

Sipas Agalliut banka qendrore dhe autoritetet duhet të marrin masa për nxitur përdorimin e lekut, veçanërisht në sektorë që dominojnë lëvizjen e kapitalit në Shqipëri:

Related posts

Forumi ekonomik: Lidhshmëria infrastrukturore kyçe për zhvillimin e rajonit, përveç vullnetit politik

D V

Turistët serbë shfrytëzuan 84.000 kartela falas për taksën rrugore

Z H

Rritje për 75% të transaksioneve online në 3 muajt e parë të këtij viti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More