Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Ekonomia stabile, viti 2021 i rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike”

Shkup, 8 prill – Zhurnal – Mbushja e arkës së shtetit është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë, ndërsa të hzrat janë aktualisht në një nivel më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për mediat.

Siç tha Zaev, buxheti është me një kondicion të mirë ndërsa trendet pozitive kanë të bëjnë me masat që ka ndërmarrë vendi por edhe mbi mbesimin që ka komuniteti i biznesit te këto masa.

“Janë zbatuar rreth 70 masa, përmes të cilave 860 milion euro ose 82% e planit total për shumën e masave janë vënë në dispozicion të qytetarëve dhe t; ekonomisë”, tha Zaev duke nënvizuar se stimuli qeveritar kontribuoi në amortizimin e dyfishtë të rënies ekonomike vitin e kaluar, që sipas llogaritjeve të ministrisë së Financave është amortizuar me 4.2 pikë të përqindjes, dhe në vend të një rënie me -8.7 përqind, rënia reale e ekonomisë vitin e kaluar ishte -4.5 përqind.

Kryeministri Zaev nënvizoi se në përputhje me lëvizjet e fundit makroenonomike dhe fiskale, ekonomia e vendit është paraparë të rikthehet në binaret e zhvillimit ekonomik gjatë vitit 2021 dhe të kapërcej tronditjet e shkaktuara nga pandemia.

“Kemi projektuar një rritje me 4.1 për qind , me pritje që eksporti të shënoj rritje me 14 për qind, bruto-investimet rritje me 7.7 për qind, shpenzimet private një rritje me 3.5 për qind ndërsa shpenzimet publike 4.3 për qind bashkë me rritjen e numrit të të punësuarve me 1.9 për qind”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...