Teknologji

Ekranet e iPhone “riparohen” vet kur dëmtohen

Zhurnal Ads

Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një iPhone të palosshëm me një ekran të ‘pashkatërrueshëm’ të bërë nga plastika e lakueshme.

Apple ka të ngjarë të jetë duke punuar në një ekran vetë-riparues për pajisjet e palosshme, transmeton Telegrafi. Sipas Patently Apple, patenta u regjistrua në janar të vitit 2020 dhe ajo u botua së fundmi.

Ekrani është planifikuar të jetë me bazë elastomer, të cilat janë plastikë dimensionale të qëndrueshme, por elastikisht të deformueshme.

Plastikat mund të deformohen kur u nënshtrohen ngarkesave tërheqëse dhe shtypëse dhe mund të rimarrin formën e tyre origjinale nën ndikimin e dritës, nxehtësisë ose energjisë elektrike.

Ndër të tjera, sipas Apple, ekrani mund të riparohet vetë derisa është duke u mbushur.

Ekrani nuk mund të përdoret vetëm për iPhone, por edhe për laptopë, tableta ose orë.

Postime të ngjashme

Në shënjestër mijëra kompjutera në gjithë botën, SHBA zbulon rrjetin e spiunëve

admin

OnePlus sjell Nord N10 5G dhe Nord N100 gjatë muajit tetor?

admin

iPhone 12 Pro SpaceX, një edicion special i iPhone, por është jashtëzakonisht i shtrenjtë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...