Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Pas paralajmërimeve dhe iniciativave për intereplenca ndaj ministrave Dimitrov dhe Grubi në Parlament, Agjencia e Lajmeve Zhurnal, jozyrtarisht mëson se opozita shqiptare, gjegjësisht koalicioni ASH-AAA, tanimë do të ngritë interpelancë gjithashtu edhe për ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani, shkruan Zhurnal.
Arsyeja e interpelancës është Ljubomir Fërçkovski, gjegjësisht për atë se pse ministri Osmani ka lejuar që Fërçkovski të jetë kandidat për ambasador, por jo vetëm, ata së shpejti do të dalin edhe me arsye tjera ndaj ministrit të BDI-së, Osmani.
Ndonëse Osmani mohoi që Fërçkovski ka qenë kandidat për ambasador, opozita shqiptare nuk i beson fjalëve të tij dhe shumë shpejtë në Parlament do të ngritë interpelancë.//Zhurnal.mk