Agjencia Zhurnal.mk

Eksperimenti i ri i Facebook Messenger ju tregon miqve automatikisht çfarë jeni duke bërë

Më pas duke vendosur një emoji në foton e profilit të përdoruesit në Messenger informon miqtë e tij se çfarë është duke bërë në atë moment.

Facebook Messenger së shpejti do të pajiset me një funksion të ri cili automatikisht ju tregon miqve të “afërt” se çfarë jeni duke bërë që nga karikimi i telefonit, tek drejtimi i makinës apo pritjes në aeroport.

Më pas duke vendosur një emoji në foton e profilit të përdoruesit në Messenger informon miqtë e tij se çfarë është duke bërë në atë moment.

Funksioni nuk do të ekspozojë vendndodhjen e përdoruesit dhe koordinatat specifike, përkundrazi do të përdore emoji për të treguar se çfarë vendi është si një kinema apo kafe, çfarë aktiviteti po bën si ushtrime fizike apo vrapim si dhe gjendjen e baterisë si bateri e ulët apo duke u karikuar.

Nuk dihet se kur do të vijë si opsion në Messenger. Me opsione të ngjashme Facebook eksperimenton që prej 2018-ës. Opsioni i ri do të jetë një kopje e “Auto Status” në Instagram prezantuar tetorin e kaluar në aplikacionin Threads.

Duke ju treguar automatikisht miqve se telefoni juaj ka një bateri që po i mbaron është mënyra për e mirë për tu shpjeguar se pse nuk jeni duke ju përgjigjur mesazheve. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...