Ekspertë gjerman do të angazhohen për të hetuar shkaqet që çaun në tragjedinë e Tetovës

Tetovë, 10 shtator – Gjatë ditës së sotme është konfirmuar mbështetja nga NATO, gjegjësisht Gjermania, me çka miratohet vendimi që në vend të arrijnë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Bëhet fjalë për një ekip të ekspertëve të cilët vijnë nga Gjermania, apo më saktë nga njësiti i kriminalistikës (BKA), fusha e veprimit të të cilëve është në bashkëpunimin ndërkombëtarë, hetime dhe zhvillim. BKA (https://www.bka.de/EN/Home/home_node.html) është me ekspertizë të lartë për mbështetje gjatë hetimeve, posaçërisht në pjesën e forenzikës, DNK analizave, hetimeve elektronike dhe identifikimeve.

Në detyrat speciale të cilat i punon BKA është edhe ekipi që punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi.

Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka një traditë 60 vjeçare të veprimit, me afro 7000 të punësuar. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunoj me MPB-në dhe do ta ndihmojë hetimin që e udhëheq Prokuroria Themelore Publike.

Related posts

Filipçe: Të mos jetojmë të mbyllur, të vaksinohemi masovikisht

D V

Miteva pyet Shilegovin: Ku shkuan 12.5 milionë euro

D V

LSDM: Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, interesi nuk duhet të jetë më i lartë se borxhi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com