Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ekspertët: Ambasadorët e BE-së vështirë të sjellin vendim rreth bllokadës së Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 16 dhjetor, zhrunal.mk – Në mbledhjen e sotme të Ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, sipas asaj që thuhet nga diplomatët evropian, në rend dite do të jenë konkludimet për zgjerimin e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë të cilët më parë nuk u shikuan për shkak vetos bullgare ndaj kornizës negociuese për vendin tonë. Në Bruksel do të jetë edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i cili deklaroi se kryesimi gjerman me ngulm po përkushtohet dhe po shfrytëzon çdo moment për të vepruar që të miratohen konkludimet për zgjerimin e BE-së.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare shprehen skeptik se nga ky takim i ambasadorëve mund të sillet ndonjë vendim për debllokimin e Maqedonisë së Veriut rreth fillimit të negociatave me BE-në.

Ish diplomati Nano Ruzhin për Zhurnal ka deklaruar se segmenti më i rëndësishëm i vendimarrjes në BE është Këshilli Evropian në nivel të shefave të shteteve dhe Qeverive, dhe pastaj vjen Këshilli i Ministrave të shteteve bashkë me Parlamentin dhe si e fundit është Komisioni.

“Tani ambasadorët janë trup permanent, dmth këshilli i ambasadorëve që përbëhen nga ambasadorë që jetojnë atje. Kryesisht vendime të tilla shumë rëndë apo rrallë në historinë e BE-së kanë sjellë ambasadorët”. Vetëm nëse ka pasur ndonjë marrëveshje në margjinat e një konference që nuk ka qenë në rend të ditës por janë marrë vesh që diçka të bëjnë atëherë është e mundur si korektor në atë të paraqitet këshilli i ambasadorëve që mund të vendosë për ndonjë çështje të tillë, që është më shumë e natyrës teknike. Unë mendoj se sot kjo vështirë mund të zgjidhet. Fakt është se de jure ekziston mundësi e caktuar, por kjo nuk do ti ndryshon ndjeshëm çështjet për atë se çfarë do të ndodhë rreth fillimit eventual të negociatave këtë vit”, ka deklaruar për Zhurnal, ish diplomati Nano Ruzhin.

Nga ana tjetër, Selim Ibraimi, njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë se ka shumë pak gjasa që të ndodh ky rikthim mirëpo në diplomaci është e mundur që të bëhen kthesa të papritura.

Sipas tij ajo që nuk kuptohet në Shkupin zyrtar dhe qarqet e propagandës është se pala bullgare kërkon respektimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Komisionet të fillojnë me punë.

“Ashtu siç kam theksuar më herët tek Komisioni maqedonas ka individë që nuk dëshirojnë të arrihet marrëveshje që ka të ngjarë jë të jenë ideologë të majtjes peng të MV-së nën sferën serbe dhe shërbimeve të sigurisë serbe. Zaevi këtë e ka kuptuar se sa më larg Serbisë nacionaliste aq më mirë me vendin brenda dhe me fqinjt. Në perspektivë zgjidhja është afër ndosha viti 2021 na gjen me raporet të mira me Bullgarinë. Në këtë kutptim pala bullgare gjithashtu duhet të vazhdojnë të paraqesë qëndrime me argumenet në favor të opsioneve drejt përmbzlljes së krizave të reja e që mund të jenë si shkas për Rusinë të vazhdijnë ndikimin nëpërmes GRU-së ,SVR-së dhe GVALPUR”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, njohës i çështjeve ndërkombëtare.

Ndryshe, Ministri gjerman për çështje evropiane Mihael Roth në kolumnën e tij të fundit është kategorik se “BE duhet të përmbush atë që ka premtuar, ndërsa Sofja nuk mund ta mbanë peng zgjerimin e saj”. Diskutimi për zgjerimin mes ambsadorëve të vendeve anëtare javë më parë ishte larguar nga rendi i ditës dhe nuk ishin miratuar konkludimet për shkak të qëndrimit të Bullgarisë se nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut pa zgjidhje të kontesteve bilaterale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut në vendet e para për ulje të vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura

Z H

VMRO: Mickoski e ulte çmimin e energjisë dhe shënonte fitim për ELEM-in

T E

Publikohet filmi për veprimtarinë e Ali Ahmetit nga viti 1981 deri sot (Video)

B M

Aksion i policisë në Vizbeg, Çair dhe Gazi Babë? Spasovski: Aksioni ende po vazhdon, nesër dalim me detaje

T E

Publikohet lista studentëve që kanë fituar bursë shtetërore

T E

Regjistrimi i popullsisë do të zbatohet në prill të vitit 2021

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...