Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekspertët amerikanë theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Kinën

Zhurnal Ads

Të enjten u mbyll Forumi i Ekonomisë së Re 2020, i bashkorganizuar nga Qendra për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare e Kinës, “Bloomberg”-u, Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike i Britanisë dhe Instituti “Mandela” për Studimet mbi Zhvillimin (MINDS). Shumë ekspertë pjesëmarrës amerikanë u shprehën në këtë forum treditor se është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me palën kineze.

Gary Cohn, ish-kryetar i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe ish-këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, është i mendimit se ShBA-ja dhe Kina kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme. Pranimi i një fakti të tillë ka rëndësi kyçe për mirëqenien e të dy vendeve. Cohn-i vuri në dukje se zgjidhja e problemit të deficitit tregtar të ShBA-së ndaj Kinës nuk mund të mbështetet te shtimi i tarifave doganore ndaj mallrave kineze, por te shfrytëzimi i epërsive reciproke të të dy palëve.

“ShBA-ja, në fakt, është një vend që mbështetet kryesisht te sektorët e shërbimeve.

Charlene Barshefsky

Ndërsa ish-Përfaqësuesja Tregtare e ShBA-së Charlene Barshefsky është e mendimit se “lufta e tarifave” është një përpjekje e kotë dhe ka dëmtuar interesat e konsumatorëve amerikanë: “Pasojat e shtimit të tarifave natyrisht nuk janë përballuar nga Kina, por nga konsumatorët amerikanë dhe importuesit amerikanë”, vuri në dukje ajo.

Për sa i përket bashkëpunimit global, ish-sekretari amerikan i Financave dhe kancelari i nderit i Universitetit të Harvardit Lawrence Summers u shpreh se, përballë goditjes nga pandemia e COVID-19, bankave qendrore të ekonomive kryesore botërore u mungon veprimi i përbashkët në nivel global, siç ndodhi gjatë përballimit të krizës financiare të vitit 2008. Ai theksoi se forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Kinën është shumë i rëndësishëm.

“Gjatë krizës së kaluar financiare, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, FMN-ja, Banka Botërore dhe shumë institucione financiare ndërkombëtare morën shumë masa përballuese, gjë që është në një kontrast të dukshëm me situatën e tanishme, kur mungon politika e unifikuar monetare në nivel global.
Ky është edicioni i tretë i Forumit të Ekonomisë së Re, i fokusuar në pesë tema: financat, tregtia, qytetet, ndryshimi klimatik dhe shëndetësia. Mbi 500 politikanë, sipërmarrës dhe ekspertë nga dhjetëra vende morën pjesë në diskutimet për çështje si lufta antiepidemike, përballimi i ndryshimit klimatik, transformimi dhe ngritja e nivelit të digjitalizimiut, nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të ekonomisë globale pas fillimit të pandemisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Izraeli transferon të ardhurat nga taksat tek Autoriteti Palestinez

S.B.

Koronavirusi në Itali, mbi 28 mijë raste të reja, 562 vdekje në 24 orët e fundit

T E

Pas sulmit në Paris rritet frika për dhunë kundër mësuesve

admin

Francë, 384 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.

Navalny: Putini ka pallat përrallor

T E

Ekonomia amerikane nën administratën Biden-Harris

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...