Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ekspertët: Është e pamundur juridikisht të kthehet Qeveria politike e LSDM-së

Shkup, 18 maj, zhurnal.mk – Zgjedhje do ketë nëse ka kushte shëndetësore ose kthim i qeverisë politike, që të mos lejohet në periudhën e ardhshme të mos ketë kush ta kontrollojë Qeverinë. Ky është qëndrimi i LSDM-së para takimit të sotëm te Presidenti, për dalje nga situata për të cilën siç thonë, mund të përkeqësohet kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, sepse Qeveria nuk do mund të miratojë dekrete ligjore. Nga kjo parti thonë se nuk do lejojnë krizë të re.

Por ekspertët propozimin e LSDM-së për kthimin e qeverisë politike e shohin si të pabazë juridikisht sepse siç potencojnë ata, Qeverinë e zgjedhë vetëm Kuvendi që tanimë është shpërbërë.

“Nuk e shoh të mundshme kthimin e Qeverisë politike pasi ajo duhet të votohet nga Kuvendi që tashmë është i veteshpërndarë. Rrugë tjetër pos mbajtjes së zgjedhjeve nuk shoh. Logjika juridike më thotë që procedurat e mbajtjes së zgjedhjeve të vazhdojnë aty ku kanë mbetur pasi të mbaroj gjendja e jashtëzakonshme”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersim Maksuti.

Nga ana tjetër eksperti juridik, Andrej Bozhinovski për Zhurnal thotë se për ruajten e sigurisë politike dhe juridike në shtet, në frymë të Kushtetutës duhet menjëherë të shpallen zgjedhjet pa marrë parasysh nga reitingjet e partive.

Ai thotë se qytetarët meritojnë qeveri legjitime e jo qeveri teknike, si dhe organ ligjvënës funksional.

“KSHZ nga ana tjetër duhet të kupton se kjo është demokraci parlamentare, e jo një bashkësi mesjetare dhe pak me më seriozitet të punojë dhe ti shfrytëzon kapacitetet që i ka në disponim, që ta pastron listën zgjedhore, e jo të bënë kombinime të ngushta partiake dhe prolongim të zgjedhjeve. Këtu nuk do ta shfrytëzoj termin taktikisht, sepse taktikisht nuk përdoret për përshkrimin e sundimit të së drejtës. Për fund vetëm duhet të thuhet se modeli i Përzhinos për qeveri teknike aspak nuk është i nevojshëm. Ai u shfrytëzua për të rrënuar regjim, ndërsa tani është antikushtetues”, ka theksuar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Për momentin, Maqedonia e Veriut ka qeveri teknike në gjendje të jashtëzakonshme me parlament jo- funksional. Kthimi i qeverisë politike nuk parashihet as me ligj e as me Kushtetutë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!