Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ekspertët: “Filteri” që do ta “filtron” gjyqësorin, të mos jetë politika

Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – Në shumë anketa vendore realizuara vitet e fundit, del se qytetarët më së paku kanë besim në institucionet e drejtësisë, gjegjësisht në gjyqësorin e vendit. Edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare si vërejtje gjithmonë ka qenë drejtësia e brishtë në vend dhe reformat që duhet të ndërmerren si një ndër parakushtet për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Këshilli gjyqësorë para disa ditëve miratoi metodologjinë për vlerësimin e punës së gjykatësve në bazë të përmbushjes së kriteriumeve kualitative për punën e gjykatësit dhe udhëzim për vlerësim për përmbushje të kriteriumeve kualitative për punën e gjykatësit, si dhe Metodologjinë për vlerësim kualitativ të kryetarëve të Gjykatëve dhe Udhëzim për vlerësim kualitativ të kryetarëve të gjykatave.

Siç është e publikuar në ueb faqen e Këshillit Gjyqësorë, në seancën e mbajtur më 18 dhjetor, janë miratuar edhe Udhëzimi për mënyrën e vlerësimit të orëve efektive të punës, Programi për punë të Këshillit gjyqësorë për vitin 2021, si dhe plani intern për ndjekje dhe vlerësim të punës në gjykata, gjykatësit dhe kryetarët e gjykatave për periudhën prej 01.01.2021 deri më 31.12.2021.

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën javë më parë duke promovuar 10 prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm 2021, të quajtura “Aksioni 21”, si të parin në listë e potencoi pastrimin dhe filtrimin e gjyqësorit.

Koha e të “tanëve” ose “tuajve” ka mbaruar dhe filtrimi duhet të zbulojë nëse ndonjë gjyqtar apo prokuror ka punuar në interes të drejtësisë, apo në interes të ndonjë biznesi të dikujt, tha në një intervistë për “DW” ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç.

Ekspertët thonë se nëse shteti dëshiron që procesi të zbatohet në përpikshmëri rreth filtrimit të gjyqësorit, atëherë ajo duhet të krijojë vetëm kushte, ndërsa të njejtën ta realizon një trup ekspertësh dhe profesionistë ndërkombëtar.

“Kthimi i besimit të qytetarëve në gjyqësorin dhe prokurorinë tonë, mund të vij, vetëm nese, filtrimi i pastertisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhjet e tyre me krimin, korrupcionin si dhe niveli i profesionalizmit te tyre do te behet nga trupa që do të përbëhej prej profesionistësh me integritet të plotë ku në radhët e tyre do ketë dhe expertë ndërkombetare. Politikës i takon të krijoj kushte, që ndikimi politik apo faktorë të tjere, të kenë zero influence në zhvillimin e këtij procesi”, ka deklaruar për Zhurnal, Mersim Maksuti, profesor universitar.

Qenan Aliu, jurist, për Zhurnal thotë se kur kur themi “filtrim” atëherë ajo që është primare për të ditur, është fakti se cili është “filteri” që do ta bëjë këtë proces.

Në këtë rast ai thotë se “filteri” është Këshilli Gjyqësor, dhe lind pyetja kush e ndërton (zgjedhë) këtë këshill?

“Vimë në përfundim se këtë përsëri e bënë politika. Mbase kur jemi te ky segment, politika është veprimtari vetëm për të krijuar kushte për të funksionuar gjyqësori duke sendërtuar edhe procedura ku maksimalisht procedurat për formimin e këtij trupi të jenë transparente dhe vendosjen e mekanizmit për të majtur larg ndikimin e politikës në punën e këtij organi. Shikoni nëse i referohemi kimisë si shkencë “Filtrimi” është reaksion kimik kur substancat e ngurta ndahen nga lëngu me anë të filterave që nuk të tradhëtojnë. Ndërkaq në gjyqësor nuk është fjalë vetëm për “substancat e ngurta” por duhet filtruar edhe “lëngu” e lëngu është vetë sitemi. Pra neve na mbetet për të shpresuar për shpërfaqjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë por akoma jamë skeptik. Shikoni zgjeddhjet e fundit për vendet vakante në këshillin gjëqësor, sërish dhe prap sërish politika, partizimi dhe konjukturat”, shprehet Aliu.

Nga ana tjetër sipas Ministrit Bojan Mariçiq pikërisht procesi i filtrimit të gjyqësor dhe prokurori do të rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në vend.

“Është e rëndësishme të përmendet se Këshilli Gjyqësor është institucioni që do të zbatojë filtrimin në gjyqësor. Ne jemi dëshmitarë të vonesave të shpeshta të seancave gjyqësore, veçanërisht të atyre për nivele të larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe publiku po reagon ndaj kësaj. Qëllimi i filtrimit është të bëjë një rishikim të thellë të punës së gjyqtarëve në disa aspekte, përfshirë shtyrjen e pajustifikuar të seancave. Mosrespektimi ose shkelja e seancave ligjore, shkelja e afatit për ndjekje penale, dmth ekzekutimi i sanksioneve në çështjet penale, të gjitha këto do të kontrollohen”, tha Mariçiç.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...