Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekspertët gjermanë: Mund të kemi nevojë për një dozë të tretë kundër Covid

Kreu i panelit të vaksinave në Gjermani tha se ka të ngjarë që të gjithë qytetarët do të duhet të vaksinohen përsëri kundër Covid-19 vitin e ardhshëm.

Virologu Thomas Mertens, kryetari i Komitetit të Vaksinimit (STIKO) në Institutin Robert Koch në Berlin,  tha për gazetën Funke: “Virusi do të jetë këtu mesh nesh”

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka  të dhëna të mjaftueshme se kur do të jetë i nevojshëm vaksinimi ose nëse disa grupe do të kenë nevojë për  më tepër doza. Shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani shënoi nivelin më të ulët në gati dy muaj të premten, me vetëm 96.5 raste të reja për 100,000 banorë.

Gati 30.4 milion persona, ose 36.5 përqind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë kundër COVID-19. Më shumë se 9 milion persona, ose 10.9 përqind e popullsisë, janë plotësisht të vaksinuar.

Komentet e Mertens vijnë një muaj pasi Albert Bourla, CEO i Pfizer, tha se ekzistonte mundësia” që njerëzit do të kishin nevojë për një dozë të tretë përforcuese të vaksinës COVID-19, 12 muaj pas dozës së tyre të dytë. Bashkimi Europian tashmë ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksinash që do të shpërndahen në vitet 2021-23.

Më 8 maj, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen konfirmoi marrëveshjen në Twitter, duke thënë se 900 milion doza ishin të garantuara dhe se mund të porositeshin 900 milion doza të tjera.

Pfizer dhe BioNTech  kanë thënë tashmë se ata do t’i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milion dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca.

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...