Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ekspertët: Kina, Evropa dhe SHBA-ja duhet të drejtojnë transformimin e gjelbër

Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore (NRDC) bëri të ditur se qëllimi i Kinës për të neutralizuar nivelin e karbonit deri në vitin 2060 do të kërkojë bashkëpunim edhe nga vendet e tjera.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB në shtator, u zotua për të punuar për të neutralizuar nivelin e karbonit, njoftim që shënoi dhe qëllimin e parë afatgjatë të Kinës për klimën, duke u bashkuar kështu me dhjetëra vende të tjera në miratimin e objektivave të mesit të shekullit.

Sipas ekspertëve, ky qëllim nuk mund të arrihet i izoluar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë thelbësor për arritjen e synimit, shkruan “CGTN”.

Barbara Finamore, drejtoreshë e lartë strategjike për Azinë në NRDC, një grup ndërkombëtar i mbrojtjes së mjedisit, deklaroi se është absolutisht thelbësore që Kina dhe SHBA-ja, dy ndër emetuesit më të mëdhenj në botë, të punojnë së bashku, për të arritur qëllimet globale të klimës.

“Ka gjithashtu mjaft hapësirë edhe për bashkëpunimin Kinë-BE, ndërsa Kina rishikon paketën e saj stimuluese të koronavirusit për t’u rreshtuar me qëllimin e saj të ri të neutralitetit të karbonit”, -tha Finamore.

“Kjo mund të variojë nga gjithçka, nga financat e gjelbërta, ku Kina dhe BE kanë bashkëpunuar tashmë, te zhvillimi i sistemeve për monitorimin e shpenzimeve për t’u siguruar që ato të jenë në përputhje me premtimet klimaterike të të dy rajoneve”, -theksoi Finamore.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...